Gjykata Kushtetuese dhe sfidat vendimmarrëse të saj. Kriza e mungesës së burimeve njerëzore, e mungesës së ekspertëve dhe e mungesës së kulturës juridike është faktor më me ndikim sesa procedurat teknike dhe retorika pro/kundër reformës.
Zgjedhjet në GJK treguan se nevoja për kuorum, pra për numra, dominoi nevojën për cilësi dhe meritokraci. Bilanci i reformës në drejtësi, institucionet e reja dhe debati mbi integritetin dhe standardet e aplikuara. Reforma, më shumë një projekt ndërkombëtar për Shqipërinë sesa një projekt shqiptar reformimi.
Ndaj faktorët politikë kanë qenë e mbeten de facto pengesë për reforma serioze, përfshirë reformën në drejtësi, vettingun në politikë apo masa konkrete antikorrupsion. Statistikat e reformës nuk kanë ndonjë vlerë nëse nuk sjellin një standard të ri për drejtësinë, nëse sistemi i ri nuk është më transparent, më profesional dhe më i pavarur sesa ai i mëparshëm.
Disa opinione modeste mbi reformën dhe të drejtën, institucionet dhe sfidat e ardhshme, në edicionin 34 të projektit Rule of Law, Albania, me Abi Çela dhe Megi Ndregjoni