Kuvendi zgjedh disa titullarë ose anëtarë të strukturës drejtuese të institucioneve kushtetuese dhe të krijuara me ligj. Ky është një prej funksioneve kryesore të tij.
Standardet e parlamenteve në demokracitë funksionale bazohen në:
- procese transparente administrimi (njoftimi publik për vendin vakant, shpallja e kritereve, verifikimi i dokumenteve dhe njoftimi i listës së kandidatëve),
- procese transparente konkurrimi (CV publike, seancë dëgjimore, pyetje të thelluara profesionale, raporti publik nga komisioni parlamentar),
- procese transparente vendimmarrëse (diskutimi nga grupet dhe deputetët, votimi sipas ligjit në komision ose në seancë plenare, procesverbal publik i debatit, njoftimi publik i vendimeve).
Kuvendi i RSH ka detyrimin ligjor të publikojë dokumentacionin dhe të dhënat e plota sipas kritereve më lart, përfshirë formularin e dekriminalizimit (138/2015), formularin mbi integritetin (45/2015) dhe deklaratën mbi konfliktin e interesit (10221/2010)
Nga monitorimi i Institutit të Studimeve Politike (ISP), përmes mbështetjes nga WFD, rezulton se për 25 kandidatë të zgjedhur ose në proces (AP, KDTVSH, AMF, KS, KPP, KK, KMD), në asnjë rast Kuvendi nuk ka publikuar dokumentacionin e plotë të kërkuar nga praktikat e mira parlamentare. Korrektimi i kësaj sjelljeje, jetësimi integral i standardeve të mira janë sfidë me rëndësi për integritetin dhe legjitimitetin e vendimmarrjeve të parlamentit.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokracinë (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.