2015-2024? Dekriminalizimi ka funksionuar, por pritshmëria për të qenë proces i përkohshëm rezultoi jo e saktë. Dekriminalizimi mbetet temë e rëndësishme dhe individë me rekorde penale dhe kriminale vijojnë të tentojnë poste politike dhe ekzekutive.
Proceset elektorale janë raste për të testuar vullnetin politik të partive për të jetësuar standardet e dekriminalizimit dhe integritetit. Procesi paraprak verifikues duhet të funksionojë, partitë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse kandidatët e tyre rezultojnë subjekte në kundërshtim me parimet e dekriminalizimit.
Individët me rekorde kriminale passjellin pasoja për cilësinë dhe legjitimitetin e demokracisë, të Kuvendit dhe të organeve të zgjedhura apo të emëruara. Të zgjedhur apo të emëruar me mbështetje informale apo grupe kriminale përbëjnë kërcënim për vlerat e shtetit të së drejtës dhe sistemit demokratik.
Shoqëria, qytetarët dhe media, mund e duhet të reagojnë ndaj çdo të dhëne kritike lidhur me emërimin ose zgjedhjen e zyrtarëve me rekorde kriminale apo penale. Universitetet mund të luajnë rol aktiv në formësimin demokratik dhe të kulturës politike.
Këto dhe tema të tjera u diskutuan në forumin e hapur me studentë në UAMD “Dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim”, organizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP). Ekspertët profesorë Ervin Karamuço dhe Arian Dedej kontribuuan në debat përmes gjetjeve, vlerësimeve dhe rekomandimeve profesionale. Studentët u bënë pjesë e diskutimeve konstruktive.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy)