Zgjedhjet me integritet kërkojnë edhe kandidatë me integritet. Kandidatët janë forca kryesore e procesit zgjedhor dhe institucioni që ndërlidh votën qytetare me përfaqësimin politik 4 vjeçar në Parlament. Cilësia e kandidatëve paralajmëron edhe nivelin dhe cilësinë e parlamentarizmit gjatë legjislaturës së ardhshme.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron standardet e kandidatëve dhe partive politike për zgjedhjet 2025.
Elemente pozitive lidhur integritetin e kandidatëve për deputetë:
- Partitë janë të prirura për kandidatë me mbështetje publike;
- Disa parti po aplikojnë sistem primaresh për kandidatët e tyre;
- Aksesi publik lejon të kemi informacion cilësor mbi kandidatët;
- Disa kandidatë përdorin media/kanale publike komunikimi;
- Drejtuesit politikë të qarqeve janë bërë publik muaj më parë;
- Kandidatët nga politika kanë online formularët e dekriminalizimit;
- Partitë kanë promovuar kuota gjinore / moshore për kandidatët;
- Media është e ndjeshme ndaj kandidatëve me rekorde negative;
- Harta e Riskut ofron të dhëna edhe mbi cilësinë e kandidatëve.
Elemente kritikë lidhur integritetin e kandidatëve për deputetë:
- Asnjë parti nuk po kryen verifikime të hershme të kandidatëve;
- Asnjë parti nuk ka dërguar listë verifikimi tek AIDSSH/PP;
- Asnjë parti nuk ka publikuar CV të plotë të kandidatëve;
- Asnjë parti nuk ka publikuar të dhëna financiare të kandidatëve;
- Asnjë parti nuk ka publikuar Kod Etike/Sjellje për kandidatët;
- Disa kandidatë nën masë arresti/hetim janë përfshirë në lista;
- Disa kandidatë të larguar nga dekriminalizimi, janë futur në lista;
- Disa kandidatë të njohur për skandale janë përfshirë në lista;
- Deputetët më pak aktivë 2021-2025 janë përfshirë në lista.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.