Baza ligjore në fuqi? Legjislacioni përcakton sistemin e zgjedhjeve, të drejtat dhe detyrimet e të zgjedhurve në parlament dhe në pushtetin vendor. Pjesë e tij është detyrimi për kuota gjinore dhe nevoja për përfaqësim sa më të gjerë të zonës zgjedhore.
Problematika e konstatuar? Në disa bashki vijojnë të shënohen dorëheqje masive të këshilltarëve, kryesisht të grave këshilltare, për të mundësuar kalimin e mandatit te kandidati jo fitues i gjinisë tjetër. Praktika shihet si normale dhe nuk ka debat politik as institucional për të.
Rekomandime për ndërhyrje? Në legjislacionin e ri zgjedhor do të duhet të ketë dispozita më të qarta detyruese për partitë politike dhe subjektet e tjera zgjedhore për të respektuar mandatet e zgjedhura, për hetim në rast abuzimesh dhe për jetësim cilësor të kuotave gjinore.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.