MONITORIMI I KUVENDIT DHE VEPRIMTARISË PARLAMENTARE 2021-2023
PERIUDHA: SHTATOR 2021 – MARS 2023
FINANCUES: AMBASADA E ZVICRËS NË SHQIPËRI
Monitorimi i Kuvendit dhe i veprimtarisë parlamentare është një kontribut për forcimin e shtetit ligjor dhe një demokracie funksionale. Monitorimi aktiv i Kuvendit dhe i veprimtarisë së deputetëve kontribuon në ngritjen e një sistemi vlerësimi publik, promovon cilësinë në aktiviteti parlamentar, rritjen e transparencës dhe standardet më të larta të përfaqësimit dhe vendimmarrjes parlamentare. Ky projekt mbulon veprimtarinë kryesore politike dhe vendimmarrëse në sistemin tonë qeverisës. Në terma afatshkurtër, monitorimi fillon me legjislaturën e re dhe krijon një sistem koherent vlerësimi të gjithë veprimtarisë parlamentare. Ai ka vlerë afatgjate, sepse krijon mundësi për vlerësim konkret të punës, efikasitetit dhe rezultateve të Kuvendit, deputetëve, grupeve parlamentare dhe nëpërmjet tyre, demokracisë dhe legjislacionit përfaqësues në Shqipëri.