• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Deputetët 2021: Katër emra në parlament nga 1991 dhe 13 deputetët më me shumë mandate

4 years ago

Kuvendi i ri (2021-2025) do të ketë vetëm një deputet të ri nën moshën 25-26 vjeçare, shumë më pak se shumica e legjislaturave të mëparshme. Ajo është Andia Ulliri, lindur më 1999 dhe që aktualisht është 22 vjeç zgjedhur si ndër më të votuarat në qarkun Durrës. Nga ana tjetër, deputetja më e vjetër është Luljeta Bozo (78) lindur më 1943. Zonja Bozo do të jetë deputete për herë të parë në parlament dhe për shkak të moshës, do të ketë rastin të jetë edhe deputetja që drejton seancën e parë plenare në javën e parë të muajit shtator 2021.

Deputetët e legjislaturës 1991-1992 dhe 2021-2015 1991 2021
Fadil Nasufi 1991 2021
Sali Berisha 1991 2021
Gramoz Ruçi 1991 2021
Tritan Shehu 1991 2021
Andia Ulliri 22 vjeç Lindur më 1999

Në kontrast me deputeten 22 vjeçare vlen të theksohen se në listën fituese 2021-2025 ndodhen katër deputetë që kanë qenë deputet edhe në legjislaturën e parë pluraliste, 1991-1992. Konkretisht ish deputetët e PPSH Gramoz Ruci dhe Fadil Nasufi vijojnë të jenë deputetë të PS-së edhe më 2021, gjithashtu deputetët e PD të vitit 1991 Sali Berisha dhe Tritan Shehu vijojnë të jenë deputetë edhe pas 30 vitesh.

Interesante janë edhe të dhënat për deputetët e rinj më me shumë mandate prej vitit 1991 në Shqipëri. Në krye me nga 9 mandate janë Gramoz Ruçi dhe Sali Berisha, përkatësisht PS dhe PD, ndjekur nga socialisti Erion Braçe, demokrati Tritan Shehu dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule me nga 8 mandate. Shehu e Dule kanë fituar mandate edhe me parti të tjera politikë përveç PD, ndërsa Brace ka qenë gjithnjë pjesë e grupit të PS-së. Blendi Klosi e Fatmir Xhafaj kanë nga 6 mandate, nga të cilët, ky i fundit u fitua nga Xhafa në rivalitet me listën zyrtare të kryetarit të PS. Po kaq mandate kanë deputetët Edi Paloka në PD, si dhe kreu i PR Fatmir Mediu dhe ai i LZHK Dashamir Shehi. Këta të dy të fundit kanë fituar mandate kryesisht përmes koalicionit me PD, dhe vetëm në një rast njëri prej tyre fitoi në rivalitet me PD (Shehi). Krerët e grupeve të PS dhe PD, përkatësisht Balla e Spaho kanë të njëjtin numër mandatesh (5), ndërkohë që po kaq ka edhe deputeti Paulin Sterkaj, i cili 4 mandate i fitoi me PS dhe një me PD.

Siç shihet nga tabela, shumica e politikanëve më me shumë mandate në parlamentin e ri 2021-2025 janë individë me poste të shumta partiake dhe ekzekutive, në mesin e tyre nuk ka asnjë grua deputete, si dhe pjesa më e madhe nuk kanë arritur të identifikohen për ndonjë meritë apo kontribut të veçantë politik dhe parlamentar. Disa prej tyre kaluan në parti të tjera politike, përfituan nga koalicionet e mëdha ose siguruan mandate për shkak të sistemit (vendosja në krye të listave të kandidatëve). Në zgjedhjet aktuale parlamentare 6 nga 13 deputetët më me shumë mandate rezultuan më të votuarit në listat e qarqeve, ndërkohë që gjenden edhe politikanë që morën numër rekord minimal votash, por fituan mandate për shkak të pozitës në listën emërore.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

ShareTweet

Të ngjashme

Sfidat dhe përgjegjësitë e Kuvendit dhe GJK ndaj vendimit V-35/25
DEKLARATA

Sfidat dhe përgjegjësitë e Kuvendit dhe GJK ndaj vendimit V-35/25

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One
ANALIZA

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor
ANALIZA

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE