Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pandemia ka rrezikuar jo vetëm shëndetin dhe mirëqënien e qytetarëve të këtyre vendeve (gjë që vazhdon ta bëjë akoma), por ka vënë në sprovë edhe qëndrueshmërinë e institucioneve të reja demokrative në këto vende. Sikursë në rajonet e tjera të botës, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ndërmarrë masa kufizuese në mungesë të mbikqyrjës së duhur nga Kuvendi apo aktor të tjerë demokratik. Në disa vende, qeveritë vendase kanë keqpërdorur pushtetin e tyre të pakontrolluar për të përshpejtuar kalimin e ligjeve jo-demokratike apo për të konsoliduar edhe më tej tendencat autoritare. Në disa vende të tjera, institutionet që ushtrojnë mbikqyrje kanë rifituar pushtetin e tyre për të mbajtur qeverinë në kontroll.
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut reflektojnë një panorama përgjithësisht të njëjtë në te trija vendet. Premtuës është fakti që institucionet demokratike, pavarsisht se të pakonsoliduar, kanë dëshmuar se janë mjaftueshëm të qëndrueshme për t’i bërë ballë sfidave që rrjedhin nga mbylljet dhe gjendja e emergjencës. Sistemi nuk u cenua, sundimi i ligjit mbizotëroj përgjithësisht, dhe qeveritë në të shumtën e rasteve vepruan me qëllimin e mire për të garantuar sigurinë e qytetarëve të tyre janë shënja të mira. Por lajm të keq përbën fakti që praktikat ditore të mbikqyrjes demokratike nga parlamentit dhe institucionet e tjera – gjë e cila ishte problematike edhe përpara pandemisë – është dobësuar akoma më shumë, përfshi edhe në disa raste ku ka munguar plotësisht, si në rastin e mbikqyrjës sesi është përdorur fondi për zhvillimin e bashkëpunimit të jashtëm nga qeveria.
Ky policy brief shqyrton qeverisjen demokratike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe vlerëson qëndrueshmërinë e institucioneve demokratike për të përmbushur funksionin e tyre të mbikqyrjes së qeverisë gjatë mbylljes. Ky punim është fryt i një pune bashkëpunuese mes punonjësve të administrates dhe aktorëve të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në kuadrin e projektit të DECOS. Ekspertët e mëposhtëm kanë ofruar pikëpamjet e tyre dhe të dhëna lidhur me statusin e mbikqyrjes demokratike gjatë pandemisë së Covid-19 nepërmjet një sërë debatesh online dhe kontributeve me shkrim: Zare Aliu, Hana Bajraktari, Jos Boonstra, Slavica Dimitrievska, Merijn Hartog, Aleksandra Jovevska Gjorgjevikj, Aleksandar Nikolov, Lulzim Peci, Erind Pirani, Alfonc Rakaj, Enea Shehaj, Aleksandar Stojanovski, Besa Tauzi, and Blend Zyrapi. Ky policy brief ofron një pasqyrim të shkurtër të funksionimit të demokracisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut nën presionin e sfidave që rrjedhin nga pandemia, dhe ofron ide për forcimin e mekanizmave të mbikqyrjes në kohë sfiduese.
Publikimi eshte pjese e Projektit DECOS, i cili synon të fuqizojë institucionet demokratike dhe aktorët e shoqërisë civile në funksionin e tyre për të mbikqyrur sektorin e sigurisë. Këtë synon ta arrijë duke rritur kapacitetet, përmirësuar bashkëveprimin dhe duke nxitur kulturën e mbikqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në projekit DECOS, Qëndren Europiane për Studime të Sigurisë (CESS) bashkëpunon me:
- Institutin për Studime Politike (ISP), Shqipëri;
- Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Shqipëri;
- Institutin për Kërkimin e Politikave dhe Zhvillimit (KIPRED), Kosovë;
- Instituti për Demokraci ‘Societas Civilis,’ Maqedoni e Veriut.
DECOS mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Hollandës. Pikëpamjet e shprehura nga autorët nuk reflektojnë domosdoshmërisht opinionin e sponsorit, CESS-it dhe ISP-së.
Materiali i plote mund te lexohet ketu: