Legjislacioni zgjedhor ndalon reklamat elektorale denigruese ndaj individit dhe partive politike. Respekti për të drejtat është respekt për integritetin.
Problemi? Gjatë fushatës partitë kryesore kanë krijuar postera, video dhe reklama denigruese e fyese për kandidatët dhe partitë rivale politike.
Rekomandimi? KQZ, AMA dhe institucionet e tjera përgjegjëse do të duhet të merrnin masa administrative për subjektet përgjegjëse, duke siguruar një mjedis konkurrues elektoral pa elementë diskriminues dhe denigrues.
Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.