Detyrimi ligjor
Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni plotësues përcakton detyrimin që të gjithë komisionerët në zgjedhje, përfaqësuesit e partive politike, organet vendimmarrëse dhe të zgjedhurit, etj, të mos jenë individë të dënuar apo subjekte në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.
Problemi
KQZ nuk pati kohë të mjaftueshme për verifikime të thelluara të CV dhe të dosjeve për të gjithë komisionerët dhe zyrtarët zgjedhorë, ndërkohë që për organet e tjera të përfshira direkt ose indirekt në zgjedhje nuk ka verifikim të vazhdueshëm dhe një database publike të referueshme në vijueshmëri.
Zgjidhja
KQZ duhet të vijojë verifikimet mbi çdo rast të referuar nga media, shoqëria civile apo subjektet zgjedhore, ashtu si edhe Prokuroria duhet të garantojë verifikime të thelluara për të gjithë zyrtarët përgjegjës në administrimin dhe vendimmarrjen në procesin zgjedhor. Partitë duhet të kryejnë verifikime paraprake të kandidatëve të tyre për çdo post politik apo teknik në secilën fazë të administrimit zgjedhor.
Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).