Një prej dy funksioneve kryesore të Kuvendit në raport me institucionet e pavarura është zgjedhja e drejtuesve të tyre, sipas përcaktimeve në Kushtetutën e Shqipërisë ose në ligjet përkatëse organike. Cilësia e zgjedhjes dhe integriteti i procesit janë test i rëndësishëm për përgjegjësinë e Kuvendit, aftësinë vendimmarrëse dhe vullnetin institucional për standarde më të larta demokratike funksionimi.
- Legjislatura 2017-2021: Funksioni i kryetarit të KLSH-së mbeti vakant 18 muaj (rekord i mëparshëm negativ).
- Legjislatura 2021-2025: Funksioni i Avokatit të Popullit është vakant prej 23 muajsh (rekord aktual negativ).
- 2 kandidatë të përzgjedhur u votuan dhe u rrëzuan në dhjetor 2022.
- 7 kandidatë kanë mbledhur në qershor 2023 firmat mbështetëse.
Praktika pozitive: rasti i Avokatit të Popullit
- Kuvendi ka konfirmuar traditën e mbështetjes së një prej kandidatëve të propozuar nga opozita.
- Deputetët kanë mbështetur me firma sipas ligjit 7 kandidatë për vendin vakant.
- Janë zhvilluar seanca dëgjimore duke u dhënë mundësi deputetëve të njihen me kandidatët.
- Kuvendi ka përcaktuar standardin se kandidatët për vendin vakant nuk duhet të jenë figura të njohura politike.
- Kuvendi ka vijuar procesin e monitorimit, raportimit dhe bashkëpunimit me institucionin e Avokatit të Popullit
- Kuvendi ka pranuar se përgjegjësia është e tij, jo e institucionit të Avokatit të Popullit.
Praktika kritike: rasti i Avokatit të Popullit
- Zgjedhja nuk është pjesë e kalendarit prioritar për Kuvendin për muajin maj 2024.
- Procesi nuk është shoqëruar me publikimin e CV-ve të kandidatëve dhe dokumentacionin shoqërues.
- Vlerësimi në komisionin përgjegjës u shoqëruar me mungesë të debatit parlamentar mbi kandidatët dhe raporti ishte i pastandardizuar.
- Shoqëria civile nuk është përfshirë në procesin paraprak zgjedhor dhe as në përsëritjen e tij.
- Procesi i deritanishëm në të gjitha fazat u bazua kryesisht në argumente e deklarime politike.
- Kuvendi nuk përfshin në raportet e tij raste të tilla të devijimit të dukshëm nga funksionet / përgjegjësia ligjore .
Ky fact-sheet bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.