Standardi? Kodi Etik i KM, kodet etike të partive politike dhe grupeve parlamentare, si dhe Kodi i Sjelljes në parlament kanë të përbashkët detyrimin për parandalimin e abuzimit me detyrën/ligjin të konfliktit të interesit dhe të korrupsionit.
Problematika? Një numër skandalesh të shoqëruara me hetime nga SPAK përfshijnë zyrtarë të lartë, ministra e deputetë, të cilët vijojnë të përdorin imunitetin dhe pozitën publike për pengimin e përballjes me drejtësinë.
Zgjidhja? Zyrtarët politikë dhe publikë duhet të respektojnë kodet e etikës, parimet e integritetit dhe detyrimin për llogaridhënie. Dorëheqja nga funksionet ose respektimi i hetimit deri në dhënien e plotë të drejtësisë është zgjidhja e duhur.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).



