Standardi? Hetimi i krimeve zgjedhore është detyrim kushtetues, standard zgjedhor dhe kriter thelbësor për zgjedhje me integritet. SPAK, PP dhe PSH kanë përgjegjësi të garantojnë zbatimin e ligjit dhe të hetojnë e trajtojnë çdo akuzë, rast dhe praktikë antiligjore.
Problematika? SPAK publikoi një strategji për luftën ndaj krimeve zgjedhore, PP, Policia dhe KQZ gjithashtu u angazhuan, por aktet e tyre nuk dekurajuan, parandaluan as hetuan në mënyrë shteruese dhe të pavarur krimet zgjedhore.
Zgjidhja? Inkurajimi i SPAK për hetime të thelluara, të plota dhe të shpejta duhet të ecë paralel me nevojën jetike për nisma ligjore për forcimin e dispozitave ndaj krimeve zgjedhore, lidhjeve kriminale dhe ndikimeve të tyre në vendimmarrjet politike.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).



