• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Diskursi politik & publik mbi dekriminalizimin (tetor-dhjetor 2025)

2 weeks ago

Periudha 1 tetor – 31 dhjetor 2025 përfaqëson një nga fazat më intensive dhe më të polarizuara të diskursit politik shqiptar që prej fillimit të Reformës në Drejtësi. Gjatë këtyre tre muajve, zhvillimet në fushën e drejtësisë penale, veçanërisht veprimtaria e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe vendimmarrja e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndikuan drejtpërdrejt në agjendën politike, në qëndrimet publike të aktorëve kryesorë politikë dhe në mënyrën se si u artikuluan konceptet e integritetit, dekriminalizimit dhe sundimit të ligjit. Monitorimi i realizuar në këtë periudhë tregon se këto koncepte nuk u trajtuan si pjesë e një reforme strukturore dhe afatgjatë të sistemit politik dhe institucional, por kryesisht si instrumente retorike në funksion të zhvillimeve konkrete që preknin individë të caktuar apo interesa politike të drejtpërdrejta. Në vend që dekriminalizimi dhe integriteti të shërbenin si themele për një debat të thelluar mbi standardet e qeverisjes, transparencës dhe përgjegjshmërisë, ato u shndërruan në terma të përdorur selektivisht, shpeshherë për të legjitimuar qëndrime politike, për të sulmuar kundërshtarin ose për të mbrojtur veten nga pasojat e hetimeve penale.

Gjetjet tregojnë se diskursi politik dominohet nga interesa personale dhe partiake, me përdorim instrumental të drejtësisë dhe mbështetje selektive ndaj institucioneve të drejtësisë. Raporti evidenton mungesën e standardeve të brendshme të integritetit në partitë politike dhe rekomandon shtrirjen e dekriminalizimit në strukturat partiake si kusht për rritjen e besimit publik dhe përparimin demokratik.

Monitorimi i periudhës tetor–dhjetor 2025 tregon se:

  • Hetimet e SPAK shpesh godasin nivelin më të lartë politik, krijojnë tension politik dhe ripolitizim të drejtësisë;
  • Diskursi politik shpesh xhirohet rreth retorikave pro/kundër SPAK dhe jo mbi përmirësime konkrete të sistemit të drejtësisë;
  • Retorika shpesh përdoret për llogari politike sesa për integritet institucional;
  • Dekriminalizimi duhet të forcohet ligjërisht dhe praktikisht në partitë politike dhe administratën publike, jo vetëm si retorikë.

Në këtë kontekst, drejtësia perceptohet nga publiku jo si një arbitër i pavarur dhe neutral, por si një aktor i përfshirë në konfliktin politik, çka dëmton besimin qytetar, dobëson institucionet dhe e bën procesin demokratik më të brishtë.

Ligji për dekriminalizimin vazhdon të zbatohet kryesisht në aspektin formal të ndalimit të kandidimit për persona me precedent penal (p.sh. korrupsion). Megjithatë, implementimi në praktikë është ende i fragmentuar dhe shpesh përdoret për qëllime politike, jo vetëm për integritet institucional.

Monitorimi tregon se:

  • partitë politike nuk kanë mekanizma të brendshëm verifikimi të integritetit;
  • proceset e përzgjedhjes së kandidatëve janë të centralizuara dhe jo transparente;
  • financimi i partive mbetet problematik dhe pak i kontrolluar.

Bazuar në të dhënat e monitorimit, përmirësimi i integritetit politik dhe institucional kërkon:

  • ndalimin e kandidimit për persona nën hetim për korrupsion;
  • transparencë të plotë të financimeve dhe pasurive;
  • mbrojtje ligjore dhe institucionale për prokurorët dhe gjyqtarët nga presioni politik;
  • forcim të rolit të shoqërisë civile dhe medias investigative.

 

A duhet dekriminalizimi të shtrihet tek partitë politikë? Po!

Duhet të adoptohen standarde më të forta për emërimet dhe kandidatët e partive, përfshirë:

  • verifikim të pasurisë dhe konfliktit të interesit;
  • pamundësi për kandidim nëse ka akuza ose hetime të rëndësishme për korrupsion;
  • mekanizma të pavarur monitorimi për integritetin e figurave politike;
  • Raportet e organizatave civile sugjerojnë se pavarësisht rritjes së hetimeve, perceptimi publik i integritetit te partitë politike, mbetet i ulët.

Çfarë duhet të ndryshojë për politikanë me integritet më të lartë?

  1. Reforma ligjore dhe institucionale
  2. Zbatimi i standardeve të reja të dekriminalizimit në ligjet elektorale dhe statutet e partive.
  3. Kërkesa të qarta për transparencë financiare, përfshirë monitorim të pavarur të pasurive dhe lidhjeve financiare.
  4. Forcim i mekanizmave të sinjalizuesve dhe mbrojtje e tyre për denoncimin e korrupsionit pa frikë për represion politik.
  5. Pavarësi e institucioneve të drejtësisë
  6. Mbështetje e qartë për pavarësinë e SPAK dhe organeve prokuroriale; reduktim i presioneve politike dhe shpifjeve.
  7. Garanci për sigurinë e prokurorëve dhe hetuesve nga kërcënimet politike, siç është theksuar edhe nga kreu aktual i SPAK.
  8. Edukim dhe normë kulturore, rritja e besimit qytetar për integritetin e institucioneve përmes edukimit dhe angazhimit të shoqërisë civile.

 

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke realizuar projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë përgjegjësi e ISP-së.

Për shkak të të dhënave personale dhe në procese gjykimi, raporti nuk do të jetë publik, por dispozohet vetëm përmes kontaktit më ISP.

ShareTweet

Të ngjashme

Merita Haklaj: Kur financat politike qëndrojnë në hije
ANALIZA

Merita Haklaj: Kur financat politike qëndrojnë në hije

Integriteti, meritokracia dhe autonomia në qeverisjen vendore në Shqipëri 2025
LAJME NGA ISP

Integriteti, meritokracia dhe autonomia në qeverisjen vendore në Shqipëri 2025

Infografik: SPAK dhe integriteti i zyrtarëve të lartë
ARKIVI MEDIATIK

Infografik: SPAK dhe integriteti i zyrtarëve të lartë

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE