Baza ligjore? Gjykata Kushtetuese i kërkoi Kuvendit që brenda një viti kalendarik të nxjerrë aktet ligjore për mundësimin e votës së diasporës. Shqipëria mbetet ndër vendet e vetme ku diaspora ende nuk voton.
Problemi? Sapo ka skaduar afati kohor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij. Baza ligjore mbetet e paplotë dhe ende nuk ka vullnet të qartë për votën e diasporës.
Rekomandimi? Kuvendi ka përgjegjësinë të jetësojë reformën zgjedhore dhe vendimet e GJK. Institucionet ligjzbatuese, përfshirë KQZ-në, mund të kontribuojnë me rekomandime konkrete në këtë drejtim.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmerisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.