Detyrimi ligjor? Legjislacioni ka përcaktuar përgjegjësinë e institucioneve të drejtësisë për hetime të krimeve zgjedhore, përfshirë ato lidhur me pastrimin e parave dhe financimin informal.
Problematika? Të dhëna nga fushata dëshmojnë se burime informale financimi janë aktive në fushatë, jashtë çdo kontrolli dhe monitorimi shtetëror dhe institucional.
Zgjidhja? KQZ, organet ligjzbatuese dhe institucioni përgjegjës për luftën ndaj pastrimit të parave do të duhet të jenë më aktiv në hetimin e çdo të dhëne dhe trajtimin e tyre sipas përgjegjësive ligjore.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmerisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.