Baza ligjore? Kodi Zgjedhor ngarkon KQZ dhe në rast ankimimi, Kolegjin Zgjedhor të trajtojë të gjitha rastet e denoncimeve që lidhen me shkeljen gjatë fushatës elektorale.
Problemi? Katër muaj pas zgjedhjeve vendore ende një numër i konsiderueshëm kallëzimesh dhe denoncimesh në KQZ nuk janë trajtuar, duke u shtyrë nga agjenda për shkak të prioriteteve të tjera.
Rekomandimi? Një proces zgjedhor me integritet kërkon administrim me integritet dhe KQZ ka përgjegjësitë të trajtojë në rrugë ligjore 100% të ankimimeve dhe denoncimeve të regjistruara.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmerisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.