Qytetarët votues zgjedhin deputetë, kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë duke besuar se ata do t’i përfaqësojnë sa më mirë gjatë mandatit të tyre në ushtrimin e funksionit dhe vendimmarrje. Zgjedhja dhe përfaqësimi janë parime thelbësore për besimin publik te demokracia funksionale.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron vijueshmërinë e mandateve të zgjedhura më 2021 (zgjedhjet parlamentare) dhe 2023 (zgjedhjet vendore).
Elemente pozitive lidhur me integritetin në përfaqësim
- Praktika e Kuvendit për javën e zgjedhësve është risi pozitive;
- Të zgjedhurit i ndërlidhin qëndrimet e tyre në emër të qytetarëve;
- Të zgjedhurit kooptohen në strukturat drejtuese të partive;
- Të zgjedhurit kanë akses më të madh në media dhe publik;
- Të zgjedhurit gëzojnë imunitet politik të shumëfishtë;
- Shumica absolute e mbledhjeve janë online/transparente;
- Të zgjedhurit janë nën monitorim, ka sistem efektiv vlerësimi;
- Të zgjedhurit janë jo imun nga hetimet për korrupsion.
Elemente shqetësuese lidhur me integritetin në përfaqësim
- Legjislatura shënoi rekord deputetësh që ndërprenë mandatin;
- Partitë i delegojnë të zgjedhurit jashtë zonave të tyre zgjedhore;
- Mungon hierarkia, më të votuarit nuk kanë akses më të madh;
- Në disa bashki ka dorëheqje/zëvendësime rekord këshilltarësh;
- Kuvendi/bashkitë nuk kanë sistem performance për të zgjedhurit;
- Java e zgjedhësve, nuk ka mekanizëm që ndjek problemet e dala;
- Java e zgjedhësve nuk aplikohet ende në qeverisjen vendore;
- Sistemi i votimit ka dobësuar lidhjen e zgjedhësve me të zgjedhurit.
Ky factsheet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.