Baza ligjore në fuqi? Kodi Zgjedhor parashikon penalitete administrative për subjektet zgjedhore dhe kandidatët që nuk deklarojnë financimet e tyre sipas kërkesave dhe përcaktimeve ligjore. Transparenca financiare është standard kushtetues dhe duhet të jetë edhe standard etik/politik.
Problematika e konstatuar? Procesi verifikues i KQZ për zgjedhjet vendore 2023 zgjati më shumë se një vit, duke humbur efektin, vëmendjen publike, ndikimin tek partitë/kandidatët dhe jetësimin me integritet të procesit të llogaridhënies financiare.
Rekomandime për ndërhyrje? Legjislacioni zgjedhor duhet të krijojë afate efektive deklarimi, monitorimi dhe vlerësimi, në mënyrë që procesi të jetësohet maksimumi 3-6 muaj pas datës së zgjedhjeve. Transparenca është kriter për integritetin zgjedhor dhe ka vlerë kur ajo zbatohet brenda procesit zgjedhor.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.