Baza ligjore në fuqi
Gjykata Kushtetuese me vendimin 38/2022 konstatoi cenimin e së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor dhe detyrimin e Kuvendit për plotësimin e këtij boshllëkut brenda një viti. Kuvendi bëri ndryshime në Kodin Zgjedhor në korrik 2024.
Problematika e konstatuar
Ndryshimet ligjore nuk u shoqëruan me plotësime në legjislacionin mbi partitë politike dhe elementët e financimit, organizimit elektoral apo dekriminalizimit. Për rrjedhojë partitë kanë nisur aktivitete elektorale në diasporë pa një bazë ligjore rregullatore mbi aktivitetin e tyre, burimet shtetërore, financimin dhe zbatimin e standardeve të integritetit.
Rekomandime për ndërhyrje
KQZ duhet të ndërhyjë me akte nënligjore për të rregulluar elementët e fushatës elektorale në diasporë, për monitorimin e aktiviteteve elektorale, financimet dhe jetësimin e dekriminalizimit. Qeveria mund të iniciojë marrëveshje me shtete përkatëse për garantimin e standardeve ligjore të votimit.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.