Zgjedhjet parlamentare 2025 kanë rëndësi thelbësore për progresin e Shqipërisë dhe testimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. Për zgjedhje efektive është e nevojshme të kemi parti politike me integritet, kandidatë me integritet, fushatë me integritet.
Instituti i Studimeve Politike (ISP), me përvojë të gjatë në proceset politike dhe zgjedhore, do të vijojë angazhimin në monitorimin e standardeve të integritetit dhe dekriminalizimit.
Angazhimi i ISP-së përfshin:
• Monitorimin dhe vlerësimin e integritetit të të zgjedhurve në strukturat e partive politike;
• Monitorimin dhe vlerësimin e treguesve të integritetit në listën e kandidatëve në zgjedhje;
• Monitorimin e akteve nënligjore të KQZ dhe institucioneve që lidhen me kriteret e integritetit;
• Ndërtim dhe monitorim të “Hartës së zonave të rrezikut” për zgjedhjet parlamentare 2025;
• Anketim publik për aplikimin e standardeve të integritetin në zgjedhjet 2025;
• Monitorim dhe analizë e ndikimit të grupeve kriminale në proceset zgjedhore;
• Aktivitete ndërgjegjësuese për zgjedhësit, institucionet dhe publikun e gjerë.
Të gjitha produktet dhe gjetjet do të jenë publike në faqen www.isp.com.al.
Koha për jetësimin cilësor të standardeve të integritetit në politikë!
Koha për parti, politikanë dhe institucione me integritet, transparencë dhe llogaridhënëse!
Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.