Ligji i dekriminalizimit detyron institucionet përgjegjëse të publikojnë formularët e dekriminalizimit nga subjektet që kandidojnë për poste politike.
Problemi? Në fund të fushatës elektorale KQZ nuk ka publikuar ende asnjë nga CV-të e kandidatëve apo formularët e dekriminalizimit, një rekord negativ në raport me modelet e KQZ në zgjedhjet e mëparshme.
Rekomandimi? KQZ duhet të përmbushë detyrimin ligjor për publikimin e të dhënave të kandidatëve (CV-të dhe formularët e dekriminalizimit), si dhe të pranojë përgjegjësinë e tij për mospublikimin.
Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.