• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP & Shoqëria civile: Votimi i 10 ligjeve nga Kuvendi, pa transparencë, pa konsultim, pa respekt për procedurat dhe një mesazh negativ për integritetin e aktivitetit parlamentar dhe reformës në drejtësi

4 years ago

Pa transparencë, pa konsultim, pa respekt për procedurat dhe një mesazh negativ për integritetin e aktivitetit parlamentar dhe reformës në drejtësi. Ky është vlerësimi i ISP dhe 63 organizatave e grupeve të tjera të shoqërisë civile.

Shoqëria civile shpreh shqetësimin për procesin e miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të dhjetë projektligjeve të lidhura me paketën e reformës në drejtësi. Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit plenare dhjetë projektligje në shkelje të procedurës sipas neneve 26, 27 dhe 28 të Rregullores së Kuvendit, për zhvillimin e seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare, të cilat kryhen sipas një programi pune të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.

Dje, me propozim të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi, vendosi të fusë në rendin e ditës diskutimin dhe miratimin e dhjetë projektligjeve që sjellin 154 ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal, Kodet e Procedurës Penale dhe Civile, ligjet organike të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë, ligjet për organizimin e sistemit gjyqësor dhe institucionet e reja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shoqëria civile shpreh shqetësimin se procesi i ndjekur për shqyrtimin dhe miratimin e këtyre projektligjeve krijon precedent negativ, pasi bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe Rregulloren e Kuvendit.

Neni 83, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndalon zbatimin e procedurës së përshpejtuar në shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Gjithashtu, e gjithë procedura e ndjekur, nga Komisioni i Ligjeve deri në miratimin e këtyre projektligjeve në seancë plenare, është kryer në mungesë të transparencës me publikun dhe konsultimit me të gjitha organet e sistemit të drejtësisë dhe shoqërinë civile, si dhe në kushte urgjence, në më pak se 30 ditë nga depozitimi në Kuvend më 25 shkurt 2021. Mungesa e një procesi konsultimi gjithëpërfshirës krijon klimë mosbesimi ndaj kësaj pakete ndryshimesh ligjore të reformës në drejtësi.

Historia e ndryshimeve të shpeshta në legjislacion, të miratuara me urgjencë, ka shfaqur jo pak probleme, sidomos në qëndrueshmërinë afatgjatë të tyre.

Shoqëria civile ka shprehur prej kohësh publikisht nevojën për një analizë të plotë dhe të kujdesshme të ecurisë së reformës në drejtësi, tashmë katër vite pas miratimit të saj. Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet nxitja e zhvillimit cilësor dhe të shpejtë të sistemit të drejtësisë, duke rritur efiçencën e sistemit gjyqësor dhe aksesin e qytetarëve.

Çdo nismë e ndërmarrë për këtë qëllim duhet të vijë në përputhje me standardet e duhura të proceseve ligjbërëse, në transparencë dhe konsultim të plotë, për të garantuar rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë.

Organizatat nënshkruese:

  1. Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT
  2. Balkan Investigative Reporting Network Albania, BIRN Albania
  3. Civil Rights Defenders
  4. Center for Bridging Communities
  5. CRCA/ECPAT Shqipëri
  6. Fondacioni Down Syndrome Albania
  7. Fondacioni “Mary Ward Loreto”
  8. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF)
  9. Fondacioni Joscelyn
  10. Fondacioni “Së bashku”
  11. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
  12. Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut
  13. Gratë në Fokusin e Zhvillimit
  14. Instituti i Studimeve Politike (ISP)
  15. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  16. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri
  17. Instituti për Studime Ligjore dhe Publike
  18. Instituti i Zhvillimit të Habitatit (Co-Plan)
  19. Këshilli Shqiptar i Medias
  20. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  21. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
  22. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
  23. Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”
  24. Organizata “Gruaja tek Gruaja”
  25. Organizata YMCATirana/Albania
  26. Organizata “People in Focus”
  27. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
  28. Platforma Kombëtare për Gratë
  29. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
  30. Qendra Europiane
  31. Qendra Konsumatori Shqiptar
  32. Qendra “TREJA”
  33. Qendra “Community Reporters Albania”
  34. Qendra për zhvillim komunitar “Sot për të ardhmen”
  35. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
  36. Qendra Shqiptare e Kërkimeve Ekonomike (ACER)
  37. Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
  38. Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë
  39. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
  40. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
  41. Qendra ALTRI
  42. Qendra Rinore “Perspektiva”
  43. Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci”
  44. Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes
  45. Qendra për Shëndetin Mendor – Mental Health Albania
  46. Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë
  47. Qendra “Res Publica”
  48. Roma Active Albania
  49. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
  50. Rrjeti për Demokraci i Grave – WDN Albania
  51. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
  52. Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive
  53. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
  54. Shoqata Kombëtare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare
  55. Shoqata “Në dobi të Gruas Shqiptare”
  56. Shoqata “Dora Prindërore”
  57. Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë”
  58. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë
  59. Shoqata e Grave “Refleksione”
  60. Shoqata “Voice of Roma in Albania”
  61. Shoqata Lushnja
  62. Shoqata “Përtej Barrierave”
  63. Shoqata “Zejtarët e Veriut”
  64. Shoqata “Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit” Ksamil
ShareTweet

Të ngjashme

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral
ANALIZA

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral

Mandatet parlamentare 2009-2025 dhe impakti i tyre në përfaqësimin politik
ANALIZA

Mandatet parlamentare 2009-2025 dhe impakti i tyre në përfaqësimin politik

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE