ISP realizoi gjatë 2017-2018 projektin “Dhoma Qytetare” të mbështetur nga fondi i nën-grantimit “Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga Bashkimi Evropian. Ne bashkite e perzgjedhura nga ISP per shkaqe politike dhe gjeografike u konstatuan mungese te mediave lokale dhe organizatave efektive te shoqerise civile. Dhomat e Qytetareve qe u krijuan nga projekti i ISP do te luajne edhe rolin e nje oponenti te fuqishem lokal sa i takon publikimit te fakteve, kontratave, mungeses se sherbimeve apo transparencies ndaj qytetareve.
Bazuar ne ligjin per vetqeverisjen vendore bashkive te krijuara u lindin kompetenca te reja ne lidhje me arsimin parauniversitar, sherbimin pyjor, sherbimin zjarrfikes si dhe me ndryshimin dhe transferimin e kompetencave nga ish-komunat tek zyrat e bashkise qendrore. Qytetaret jane te painformuar me keto transferime tagrash dhe grupimet e krijuara qytetare do te luajne rol aktiv ne informimin e publikut ne lidhje me kompetencat e reja. Sipas strategjise kombetare te decentralizimit te qeverisjes lokale Forcimi i transparencës dhe pjesëmarrjes së komuniteteve, biznesit dhe shoqërisë civile në vendimmarrjen publike në nivel vendor eshte kusht per zhvillim te qendrueshem vendor, prandaj grupimet e krijuara ne kuadër te projektit do te behen promotore lokale ne funksion te nje administrate lokale te hapur dhe te efikasitetit te ofrimit te shërbimeve në nivel vendor.
Demokracia dhe pjesemarrje qytetare eshte ne radhe te pare sfide lokale. Tirana eshte kryeqytet, por nuk eshte Shqiperia. Ndaj edhe permes Dhomes Qytetare duam te ndikojme me modele te angazhimit lokal, – nje grup rinor mjaft aktiv vepron ne Vore ne mborjtje te te drejtave dhe interesave te te rinjeve, nje grup tjeter aktiv te rinjsh vepron ne bashkine Prrenjas, ku synohet krijimi i nje strukture legale perfaqesuese dhe afatgjate.
ISP zhvilloi disa aktivitete, perfshire trajnime per te rinjte e bashkive Vore dhe Prrjenjas, dy bashki te perzgjedhura ne projektin e Dhomes Qytetare.