Dokumentari i titulluar “Pesha e baltës” është i realizuar nga gazetarja e njohur Luljeta Progni dhe është i fokusuar pikërisht tek problematika e procesit të kërkimit dhe gjetjes së personave të zhdukur me forcë gjatë diktaturës komuniste.
Dokumentari synon të ndikojë tek autoritetet e ngarkuara për t’i dhënë zgjidhje çështjes së të zhdukurve në Shqipëri, të sensibilizojë familjarët e të zhdukurve për tu bërë pjesë e procesit përmes deklarimeve për të afërmit e tyre, si dhe gjithashtu të sensibilizojë institucionet shtetërore të angazhohen maksimalisht për të marrë në mbrojtje vëndet e vuajtjes. Shoqëria shqiptare duhet të përballet me këtë të shkuar tragjike për ta pranuar dhimbjen e asaj pjese që u prek rëndë nga diktatura dhe për t’iu kthyer eshtrat e të afërmve. Në të kundërt, kjo pjesë e shoqërisë shqiptare, pasardhës të mijëra viktimave të diktaturës do të vazhdojë të jetë e lënduar, për fatin tragjik të të afërmve të tyre.
Projekti “They are not lost anymore” realizohet nga ISP, si pjesë e një granti të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe që zbatohet nga ICMP në partneritet me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Pikëpamjet e shprehura nuk pasqyrojnë domosdoshmerisht ato të ICMP, të Autoritetit dhe të BE-së.
The views expressed in this publication do not necessarily reflect those of the ICMP, the Authority and the EU.