Vettingu në drejtësi do të duhet të vijojë 5 deri në 9 vjet (përkatësisht në nivelin e parë dhe në nivelin e dytë) duke shpresuar se sistemi i ri pas 10 vitesh të jetë shumë më i ndershëm, më profesional dhe më efektiv sesa sistemi aktual. Po sa i njoh publiku organet e vettingut, përbërjen dhe mandatin e tyre?
Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) në kuadër të nismës “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët: nga ligjet tek jetësimi praktik”, ju prezanton informacionet infot mbi organeve të reja të vettingut. Ai tregon përmes informacionit dhe ilustrimeve se çfarë janë KPA (Kolegji i Posaçëm i Apelimit), KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), IKP (Institucioni i Komisionerëve Publikë), OMN (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) dhe si funksionojnë ato? Mandatet, roli, përgjegjësia sot e në të ardhmen. Cili është bilanci i deritanishëm i vettingu dhe mbi të gjitha, cilat janë pritshmëritë për 2018-2019? Treguesit, arritjet, kritikat dhe sidomos, sfidat për më shumë shpejtësi, saktësi, transparencë., unifikim standardesh, depolitizim real, dhe shpresë se pas tyre vjen vettingu në politikë.
https://www.facebook.com/njihreformennedrejtesi/videos/2262434297118865/