SISTEMI I RI I DREJTESISË: TRANSPARENCË DHE PËRFSHIRJE Monitorim aktiv i KLGJ, KLP, KED, KKRD
PERIUDHA: MARS 2019 – MARS 2020
FINANCUES: FONDACIONI SHOQËRIA E HAPUR PËR SHQIPËRINË
Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), programi i Reformës në Drejtësi, ISP është duke zbatuar projektin: Sistemi i ri i drejtësisë: transparencë dhe përfshirje. Monitorimi i KLGJ, KLP, KED, KPKMN dhe ligjërimit publik. Procesi i monitorimit përfshin aktivitetin, vendimmarrjet, aktet, funksionimin dhe të gjitha problematikat e tjera që lidhen me strukturat e reja të drejtësisë në funksion të standardeve të larta qe përcakton Kushtetuta, legjislacioni përkatës dhe programi i transparencës publike. Gjithashtu projekti përfshin ligjërimin publik dhe politik të institucioneve politike, partive, parlamentit, medias, shoqërisë civile, etj. Monitorimi do të shoqërohet me raporte periodike nga ana e lSP.