Baza ligjore: Kodi Zgjedhor, neni 29 përcakton se në rastin e zgjedhjeve vendore, renditja e partive për efekt të KZAZ-ve bëhet mbi bazën e numrit të mandateve që ka fituar partia politike nga zgjedhjet pararendëse për Kuvendin.
Problemi?
Zgjedhjet “pararëndëse nga partitë parlamentare” janë ato të qershorit 2019, në të cilët opozita nuk mori pjesë. Për pasojë, partitë e opozitës nuk mund të renditen mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë vendi nga këshillat vendorë.
Zgjidhja?
Në mungesë të ndryshimeve ligjore KQZ duhet të interpretojë në mënyrë të zgjeruar ligjin për të mundësuar balancimin politik të administrimit zgjedhor. Bazë referuese mund të merren edhe zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ky infograf behet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.