Baza aktuale ligjore: Neni 168 i Kodit Zgjedhor vendos kufizime për paraqitjen e listës së kandidatëve për Kuvendin nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend. Ato kërkojnë mbështetje nga jo më pak se 5,000 zgjedhës në shkallë kombëtare ose vërtetim me shkrim nga Kuvendi, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të paktën 6 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit.
Problematika e konstatuar? Në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, parti politike joparlamentare kanë përdorur shpesh regjistrimin dhe deklarimet fiktive të deputetëve mbështetës nga partitë e mëdha, për të siguruar vërtetim de juro nga Kuvendi. Kjo praktikë krijon abuzim dhe cenon integritetin e Kuvendit dhe të partive.
Zgjedhje dhe rekomandime? Kuvendi duhet të qartësojë dispozitat ligjore të mësipërme për të mos lejuar deklarime fiktive dhe abuzive, si dhe të përditësojë zyrtarisht në faqen online dhe në komisione përkatësinë politike të deputetëve.
Ky infografik bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.