Bazuar në realitetet e reja që kanë krijuar reforma territoriale, si dhe institucionet e reja vendore përballë kërkesave të ligjit mbi të drejtën e informimit, Instituti i Studimeve Politike realizoi projektin “Bashki e Hapur”. Projekti konsiston në monitorimi i zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit në bashkitë e reja, (Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër), si dhe u mundësua falë mbështetjes dhe financimit nga Lëviz Albania.
ISP nëpërmjet monitorimit online dhe fizik si dhe testimit të drejtpërdrejtë sjell një pasqyrë të saktë dhe të plotë mbi nivelin e zbatueshmërisë së ligjit për të drejtën e informimit dhe parimeve të transparencës dhe qeverisjes së hapur në katër bashkitë e përmendura më lart.ISP në përmbushje të misionit të tij për të nxitur organet publike për transparencë dhe qeverisje të hapur nëpërmjet këtij projekti synon nxitjen e zbatimit të ligjit për të Drejtën e Informimit nga administrata e bashkive të reja si kusht kryesor për qeverisje të mirë, të hapur dhe më pranë publikut si dhe inkurajimin e qytetarëve për të përdorur këtë të drejtë.
RAPORTI I PLOTE MUND TE LEXOXHET/SHKARKOHET ME POSHTE:
Raport-per-te-drejten-e-informimit