Baza ligjore: Zgjedhjet bëhen për qytetarët, proceset zgjedhore vendore janë për komunitetet vendore dhe qeverisjen e tyre në katër vitet e ardhshme.
Problemi? Liderit politikë po e trajtojnë fushatën zgjedhore si fushatë kombëtare, duke lënë në hije kandidatët e bashkive, si dhe duke injoruar programet, llogaridhënien dhe problematikat vendore.
Rekomandimi? Partitë dhe kandidatët kanë detyrimin të respektojnë thelbin e fushatës zgjedhore vendore, duke ofruar programe, debate mes kandidatëve, qasje alternative dhe fokusim tek problematikat vendore.
Ky infograf bëhet në kuadër të projektit “Partneritete të forta për reforma të qëndrueshme – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta përmes programit MATRA.