• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Mbi problematika prioritare në veprimtarinë e organeve të drejtësisë

4 years ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është përfshirë prej disa vitesh, fillimisht në diskutimet për hartimin dhe zbatimin e një plani për reformimin e organeve të drejtësisë dhe aktualisht në monitorimin e impaktit të kësaj reforme, e përqendruar kryesisht në performancën e këtyre institucioneve gjatë përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.  Qëllimi i vijimit të këtij monitorimi të ISP-së, ka qenë nevoja për të ndriçuar si misionar “Watchdog”, trendin e zhvillimeve të reformës në drejtësi dhe seriozitetin institucional të çdo organi shtetëror të përfshirë në këtë kuadër. Kjo nevojë, ka synimin të evidentojë me anë të opinioneve me interes të pritshmërisë publike, rezultatet dhe sfidat e kësaj reforme, duke nxitur ndërgjegjësimin për një përgjegjshmëri dhe llogaridhënie më të madhe institucionale.

Që prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 dhe deri në ditët e sotme, duhet të konstatojmë me keqardhje se reforma në drejtësi nuk ka përfunduar ende. Përveç procesit të vetingut që  kërkon ende sipas ligjit dhe situatës faktike një periudhë më të gjatë për tu realizuar, hapat e tjerë institucionale për plotësimin e vakuumit të anëtareve në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në plotësimin e numrit të prokurorëve të SPAK, si dhe në mbështetjen logjistike dhe infrastrukturore të ILD kanë mbetur të vonuara, të ndërlikuara në mënyrë të panevojshme dhe të keqkuptuara si pjesë e mosmarrëveshjeve politiko-institucionale.

Ndërkohë që pritshmëritë e publikut shqiptar për realizimin e reformës në drejtësi vijojnë të jenë të mëdha, deklaratat dhe retorikat e partnereve ndërkombëtar kanë rritur intensitetin qortues dhe kushtëzimet për proceset e integrimit evropian kanë mbetur të bllokuara edhe për shkak të problematikave të mësipërme, përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë dhe organet e larta shtetërore nuk po gjejnë ende një dakordësi dhe gjuhë të përbashkët për të përmbyllur sa më shpejt këtë proces duke vënë në efiçensë të plotë drejtësinë shqiptare.

Është për tu veçuar  fakti se gjatë këtyre viteve, organet shtetërore, institucionet ndërkombëtare dhe shoqëria civile në Shqipëri, kanë patur një agjendë të ngjeshur konferencash, raportimesh, takimesh, workshopesh dhe deklaratash, ku kanë evidentuar situatën e krijuar, kanë shkëmbyer pikëpamje dhe opinione mbi rendësin e procesit, duke ngritur madje akuza edhe mbi të ashtuquajturit “armiq të reformës”. Por këto zhvillime dhe ky volum i madh aktivitetesh publike, nuk i ka shërbyer sa duhet përqendrimit në zbatimin e përpiktë të legjislacionit në fuqi për të ngritur dhe vënë në funksionim pushtetin gjyqësor dhe përafruar standardet më të mira bashkëkohore të  dhënien e drejtësisë.

Raporti i plote eshte adresuar institucioneve dhe nuk eshte per publikim.

ShareTweet

Të ngjashme

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral
ANALIZA

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral

Mandatet parlamentare 2009-2025 dhe impakti i tyre në përfaqësimin politik
ANALIZA

Mandatet parlamentare 2009-2025 dhe impakti i tyre në përfaqësimin politik

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE