• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

Ligje të (pa)zbatueshme? Rasti i aktit 8/2019

5 years ago

A zbatohen ligjet? Përpara se të bëhet kjo pyetje, në fakt duhet bërë pyeta, a janë ligjet të zbatueshme? Kjo pyetje i drejtohet atij organi që e miraton, pasi çdo ligj shoqërohet me kosto financiare, me afate, me akte nënligjore dhe akte administrative. Kur këto të fundit mungojnë, ligji bëhet i pazbatueshëm.

ISP po monitoron impaktin e mungesës së akteve nënligjore dhe gjetjet kritike janë të shumta. Ja një prej tyre:  në ligjin nr. 8/2019 “Për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore” ende nuk kanë dalë aktet nënligjore mbi kriteret për miratimin e trupave certifikuese (neni 23, pika 4), mbi përbërjen e funksionimin e KMATC (neni 24 pika 3), mbi fushën e zbatimit (neni 2), mbi Komisionin për Skemat e Cilësisë (neni 5, pika 4), mbi aplikimin për regjistrim në BE (neni 19, pika 8), mbi verifikimin e përputhshmërisë (neni 26 pika 5), mbi rregullat e logove për skemat e cilësisë (neni 30, pika 2), mbi rregullat e përgjegjësitë e Komitetit për skemat e tjera të cilësisë (neni 31, pika 3), mbi tarifat e shërbimeve në regjistrin STG (neni 14), si dhe mbi udhëzimin e përbashkët rreth verifikimit të përputhshmërisë (neni 26, pika 3).

Lidhur me këtë pikë, mund të themi vetëm se ekziston një Vendim i Këshillit të Ministrave, e më konkretisht VKM Nr.639, datë 14.5.2008 “Për strukturën, funksionimin dhe përcaktimin e kritereve të pranimit e të vlerësimit të dokumentacionit të nevojshëm e të detyrimeve të organizmave certifikuese”. Natyrisht, fakti që kjo VKM është miratuar, ka hyrë në fuqi dhe është zbatuar para hyrjes në fuqi të ligjit aktual, paraqet problematika në vetvete, qoftë edhe për faktin e inkoherencës kohore, për të mos hyrë më në detaje lidhur me përmbajtjen e këtij akti në raport me ligjin e ri. Por, ajo që shfaqet më problematike në këtë aspekt, është fakti se ligji nuk shfuqizon apo shpall të pa aplikueshëm VKM-në e mëparshme, por shprehet, në nenin 24, pika 3 se kriteret e hollësishme për miratimin dhe kompetencat e trupave certifikuese përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kjo shprehje e përdorur dhe ky togfjalësh i gjendur shpeshherë në teknikën legjislative të legjislatorit shqiptar krijon probleme lidhur me parimin e sigurisë juridike, pasi në kushtet kur nuk ka asnjë VKM apo akt nënligjor lidhur me detajet e ligjit të ri, që duhet të rregullohen me një akt të tillë, natyrshëm që referenca bëhet tek aktet e mëparshme nënligjore, duke u gjendur kështu në një ambiguitet legjislativ, lidhur me faktin nëse duhet apo jo të zbatohen aktet e shkuara nënligjore, për një ligj të ri. E njëjta logjikë si më sipër, vlen edhe për detajet e tjera të ligjit, apo hapësirat të cilat duhet të normohen përmes akteve nënligjore të parashikuara nga vetë ligji për këtë qëllim.

ShareTweet

Të ngjashme

Takimi përmbyllës: Impakti i mungesës së akteve nënligjore dhe monitorimi i matricës ligjore të KM
AKTIVITETE

Takimi përmbyllës: Impakti i mungesës së akteve nënligjore dhe monitorimi i matricës ligjore të KM

ISP – SPOT III: AKTET NËNLIGJORE DHE IMPAKTI I TYRE
AKTIVITETE

ISP – SPOT III: AKTET NËNLIGJORE DHE IMPAKTI I TYRE

SPOT (II) – AKTET NËNLIGJORE DHE IMPAKTI I TYRE NË SHQIPËRI
ARKIVI MEDIATIK

SPOT (II) – AKTET NËNLIGJORE DHE IMPAKTI I TYRE NË SHQIPËRI

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE