• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

KLP DHE DILEMAT E HAPURA TË LEGJITIMITETIT

6 years ago

KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) është funksional prej dhjetorit 2018. Ai është një prej dy strukturave më të rëndësishme në sistemin e ri të drejtësisë. Përveç të tjerash, KLP propozon kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, realizon llogaridhënien dhe karrierën e prokurorëve, si dhe raportin në Kuvendin e Shqipërisë, – tri kompetenca të rëndësishme në vendimmarrjen në raport me sistemin e akuzës dhe me sistemin politik. Kushtetuta e RSH (neni 149) parasheh se anëtarë të KLP nga vetë sistemi përzgjidhen prokurorë “me integritet të lartë moral dhe profesional”. Nuk ka dilemë se zgjedhja e anëtarëve të KLP për anëtarët jo prokurorë ka qenë po aq e debatueshme sa edhe proceduara për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ. Vetë fakti se nga 11 anëtarët e KLP, 6 kalojnë në vetting dhe 5 nuk kalojnë, krijon një problematikë reale në besimin publik tek institucioni. Megjithatë kjo është tashmë një vendimmarrje kushtetuese që nuk mund të ndryshohet. Ndaj vëmendja fokusohet tek ajo pjesë që ende mund të përmirësohet. Për shembull, KLP është zgjedhur në dhjetor 2018 dhe prej atëherë vijon të marrë vendime me ndikim në sistemin e ri të drejtësisë, përfshirë vendime për procedurat për emërime dhe shkarkime, për krijimin e SPAK, për procedurat mbi Prokurorin e Përgjithshëm, etj. Vendimet merren me votë dhe vota e secilit anëtar është e njëjtë. Vendimet janë legjitime. Debati është, “sa legjitime” dhe ekzistenca e ndërvarësisë midis legjitimitetit, integrimit dhe mandatit.

Konkretisht, në mars 2019, rezulton se një anëtare e KLP është shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Nuk ka rëndësi nëse vendimi i shkarkimit është 100% i saktë, ai është vendim përfundimtar. Prokurorja Sevdari nuk do të mund të jetë më anëtarë e KLP. Në proces gjykimi nga KPA janë edhe tre prokurorë të tjerë anëtarë të KLP, Osmani, Dollapaj dhe Cani. Pra, nga 6 prokurorë 4 u ankimuan nga IKP në Kolegjin e Apelimit dhe tashmë një është shkarkuar. Nga dy të tjerët, njëri është kontestuar dhe akuzuar në lidhje me ish sigurimin e shtetit, por vijohet me mandat funksional. Prokuroria e shkarkuar Sevdari ishte kandidatja e dytë më e votuar nga trupa e prokurorëve për KLP, ndërkohë që edhe kandidati më i votuar, Osmani, është gjithashtu në proces rivlerësimi në KPA.

Pyetja është: çfarë ndodh me vendimet e marra nga KLP me votat e anëtarit/anëtarëve që janë shkarkuar ose mund të shkarkohen gjatë rrugës nga KPA? Përgjigjia juridike është e thjeshtë: vendimet janë legjitime dhe mbeten në fuqi. Por ne e dimë se demokracia nuk është vetëm procedurë, është edhe besim, integritet dhe legjitimitet, – tri cilësi që në rastin konkret nuk merren sa duhet në konsideratë. Po sikur të rezultojnë që disa vendime janë marrë me shumicë votash dhe përcaktuese në votim janë pikërisht anëtari/anëtarët e shkarkuar nga KPA? A do të prodhojë kjo situatë krizë besimi dhe legjitimiteti? A do të jetë kjo bazë ligjore për ankimim të suksesshëm në Gjykatën Kushtetuese (nëse do kemi) ose në Gjykatën e Strasburgut? Si është e mundur që kemi krijuar KLP ndërkohë që në rreth 40% të tij është ende në proces rivlerësimi? Si është e mundur që po ecim ende në dy linja paralele në KLP, ku disa nga gjykuesit janë në gjykim, disa nga vendimmarrësit janë duke pritur vendimet mbi vetë ata? Kaq e vështirë ishte që procesi i rivlerësimit për 6 prokurorë të merrte më pak kohë dhe të kishte një vendimmarrje të plotë? A po rrezikojnë praktika të tilla për vonimin e vetë procesit të jetësimit të reformës reale në drejtësi dhe dëmtimin e besimit publik tek ai? A do të jenë SPAK dhe vendimet e tjera të KLP po aq legjitime sa në rastet kur anëtarët e KLP kanë mandat të plotë 100% ose 40% e tyre mund të humbasin legjitimitetin dhe mandatin gjatë rrugës ndërkohë që vijojnë të marrin vendime?

Këto e të tjera janë pyetje që meritojnë përgjigje të qartë, transparente e shteruese, por që ende askush, – as Kuvendi, as KLP, as misionet ndërkombëtare në drejtësi, as ekzekutivi dhe as ekspertët e “nivelit të naltë” nuk e kanë dhënë! Me siguri, jo rastësisht.

ShareTweet

Të ngjashme

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral
ANALIZA

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral

Mandatet parlamentare 2009-2025 dhe impakti i tyre në përfaqësimin politik
ANALIZA

Mandatet parlamentare 2009-2025 dhe impakti i tyre në përfaqësimin politik

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE