Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke implementuar projektin “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) organizatë lider si dhe në partneritet me BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare (QQ). Ky projekt mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike.
Instituti i Studimeve Politike synon të monitorojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e standardeve të dekriminalizimit dhe integritetit për kandidatët, subjektet zgjedhore dhe institucionet e përfshira në procesin zgjedhor dhe produktet e tij zgjedhore në periudhën paszgjedhore.
Për këtë qëllim ISP shpall kërkesën për ofertë për një subjekt tregtar/person fizik, i cili ofron shërbimin e fotografisë dhe regjistrimit për 2 evente (open forume) në Kukës dhe në Lezhë. Eventet do të organizohen sipas një kalendari të paracaktuar nga stafi zbatues i projektit, dhe secili event nuk zgjat më shumë se 2 orë.
Fotografimi i eventit do të realizohet duke u kujdesur që të dokumentohen momentet kyç të eventit, dhe paralelisht të bëhet regjistrimi i tij audio.
Oferta finaciare duhet të përfshijë:
Ofertën financiare për shërbimin e fotografisë gjatë eventit;
Oferta financiare shërbimin e regjistrimit të eventit nëpërmjet sistemit audio.
ISP fton të gjitha subjektet e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të Institutit të Studimeve Politike [email protected] deri në datën 07.02.2024, dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Ofertën financiare në GBP (me TVSH të përfshirë) si dhe listën e pajisjeve facilituese;
2. Certifikatën e regjistrimit (nëse ofertuesi është kompani/subjekt tregtar);
3. Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur.
Instituti i Studimeve Politike