ISP me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim do të implementojë projektin“Monitorimi i Kuvendit dhe veprimtarisë parlamentare 2021-2023” Ky projekt synon, Monitorimin e Kuvendit për të mundësuar transparencë dhe llogaridhënie përmes vlerësimit të programit të transparencës në Kuvend dhe efikasitetit të veprimtarisë së deputetëve dhe grupeve parlamentare në lidhje me detyrimet kushtetuese, aktet rregullatorë ligjore dhe të brendshme parlamentare.
Qëllimi kryesor është ndikimi pozitiv në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe aktivitetit përfaqësues të Kuvendit dhe deputetëve.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, ISP hap thirrjen për angazhimin e një eksperti/e të informatikës për mirëmbajtjen e një ueb-site përfshirë rindërtimin, update-in dhe mirëmbajtjen. Eksperti/ja i angazhuar duhet të jetë i/e gatshëm të ofrojë suportin për mirëmbajtjen dhe funksionimin portalin www.deputetim.al, rindërtimin e site-it ose ndryshimin e seksioneve te webit duke e përshtatur atë me kërkesat dhe nevojat e projektit të ri “Monitorimi i Kuvendit dhe veprimtarisë parlamentare 2021-2023”.
Eksperti, bazuar në kërkesat dhe të dhënat e vendosura në dispozicion nga stafi zbatues i ISP, do të përmbushë shërbimet e mëposhtme, te detajuara ne thirrje: