Gjatë periudhës shtator 2019-2020 ISP realizoi projektin “Impakti i mungesës së akteve nënligjore: Përvoja dhe perspektiva në Shqipëri”, mbështetur nga Programi për Demokracinë, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Kjo ishte nismë e parë me këtë fokus dhe si e tillë, një sfidë profesionale me interes publik dhe institucional.
RËNDËSIA E AKTEVE NËNLIGJORE
- Janë detyrim dhe përgjegjësi kushtetuese (neni 118)
- Janë detyrim ligjor dhe administrativ (ligji 9000/2013, 90/2012, 44/2015)
- Janë elementë thelbësore në jetësimin e ligjeve të miratuara
- Janë tregues i efektivitetit të punës së institucioneve përgjegjëse
- Citohen si standarde dhe përgjegjësi në raportet e DASH mbi të drejtat e njeriut
- Citohen si standarde dhe përgjegjësi në raportet e progresit të BE mbi Shqipërinë
IMPAKTI I MUNGESËS SË LIGJEVE
- Pamundësi reale e zbatimit integral dhe praktik të ligjeve
- Konfuzion midis institucioneve/kompetencave / rënie e besimit
- Ndikim negativ në cenimin e të drejtave të njeriut
- Ndikim në vlerësimin e shtetit të së drejtës/integrim
- Ndikim me pasoja në vendimmarrjet e sistemit gjyqësor
- Ndikim me pasoja penalizuese financiare në buxhetin e shtetit
- Cenim i kulturës së ligjit dhe konflikte sociale (greva, protesta)
SFIFAT KRYESORE TË NXJERRJES SË AKTEVE NËNLIGJORE
- Hartim më realist i matricës ligjore të Këshillit të Ministrave
- Forcim i rolit të Kuvendit në llogaridhënien ndaj ekzekutivit
- Paraqitje e ligjeve në Kuvend me draftin e akteve nënligjore
- Modeli britanik: ligji hyn në fuqi bashke me aktet nënligjore
- Një sistem unik informimi publik: ligje dhe akte nënligjore
- Përmirësim i sistemit të kodifikimit dhe koordinimit të akteve