Bashkëngjitur është letra me rekomandime që ISP i ka adresuar Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore: rekomandime konkrete teknike mbi cështje dhe nene ku ne mendojmë se ka vend për ndërhyrje përmirësuese dhe që mund të jenë objekt debati e vendimmarrje nga Komisioni i Posacëm i Reformës Zgjedhore.
Bazuar në përvojën e deritanishme, ISP vlerëson se është e rëndësishme që axhenda e Komisionit të Posacëm parlamentar të fokusohet në prioritetin kryesor, – jetësimin e përmirësimeve ligjore që lidhen me rekomandimet zyrtare të misionit të ODIHR/OSBE 2015 (për ato që ende mbeten të vlefshme) dhe sidomos 2017. Krahas saj natyrisht ka vend për axhendë tjetër prioritare, kryesisht mbi propozimet e partive kryesore politike me kuadrin e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje dhe për ecjen drejt jetësimit të përfshirjes së emigracionit shqiptar në votime. Secila prej këtyre propozimeve është e rëndësishme dhe kërkon shumë me tepër konsultim me grupet e interesit, më shumë transparencë dhe axhendë pune më të ngjeshur, në mënyrë që vendimmarrja të bëhet shumë më më përpara në kohë sesa viti elektoral 2019.
Sugjerimi ynë i dytë lidhet me nevojën që përmirësimet në kuadër të reformës zgjedhore të zgjerohen tej dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe të përfshijnë edhe legjislacionin bazë apo plotësues të partive politike, të dekriminalizimit, të medias, etj. Ne kemi bindjen se cdo reformë zgjedhore që injoron ndërhyrjen dhe reformimin e thellë të legjislacionit mbi partitë politike, është sa gjysmake, jo efektive dhe afatshkurtër.
Sugjerimi i tretë lidhet me sugjerimin që Komisioni i Posacëm, në respekt të transparencës publike, të krijojë akses online në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, ku të reformohet në kohë dhe me transparencë puna e tij, axhenda e aktivitetit, rekomandimet e ardhura dhe të gjithë elementët e tjerë që lidhen me fokusin dhe bilancin final të tij. Vetëm përmes transparencës së tillë publiku dhe aktorët e interesuar do të mund të gjykojnë mbi ecurinë e reformës dhe integritetin e saj.
Rekomandimet e plota gjenden ne materialin e mëposhtëm: