• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP reagim publik për “dekriminalizimin”, komentet e kryeministrit dhe sfidën për kandidatë me integritet në zgjedhjet parlamentare

4 years ago

Instituti i Studimeve Politike (ISP), organizatë, e cila është e fokusuar në monitorimin e zbatimit integral të ligjit 138/2015, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama mbi jetësimin e konceptit të dekriminalizimit në zgjedhjet e prillit 2021. Mënjanimi nga postet kushtetuese, politike dhe publike të individëve me rekorde kriminale është detyrim kushtetues, detyrim ligjor dhe detyrim i standardeve të demokracisë funksionale e shtetit të së drejtës. 5 vjet pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit dhe largimit të mbi 600 zyrtarëve nga postet politike e publike, përfshirë 9 deputetë e 3 kryetarë bashkie, Shqipëria nuk ka më luksin të vendosë në pikëpyetje aftësinë e saj për pastrimin e politikës nga individët me rekorde kriminale.

Disa komente të kryeministrit kundër diplomatëve perëndimorë që inkurajojnë kandidatë të pastër në zgjedhjet 2021, cilësimi prej tij i ligjit të dekriminalizimit si antikushtetues, marrja në mbrojtje e rasteve të krimeve të hershme apo ikja nga përgjegjësia për mundësinë e përfshirjes së kandidatëve me rekorde kriminale në zgjedhjet 2021, janë shqetësuese, kthim pas dhe mesazh negativ për integritetin e zgjedhjeve dhe të vetë partive politike. Partnerë ndërkombëtarë, shoqëria civile dhe media në vite kanë ofruar të dhëna të mjaftueshme për rekorde kriminale të disa funksionarëve, përfshirë deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë dhe drejtues të tjerë të nivelit të lartë. Të dhënat periodikisht janë injoruar nga partitë dhe organi i emërtesës derisa presioni në rritje ka detyruar organet përgjegjëse (Prokurori, KQZ, DAP, etj), të largojë zyrtarët nga posti. Mbi 90% e rasteve të dekriminalizimit janë provuar se kanë qenë zgjedhje dhe emërimeve vertikale, pa konsultim publik dhe pa verifikime paraprake nga strukturat e etikës në vetë partitë politike. Partitë dhe liderit e tyre që kanë promovuar kandidatë me rekorde kriminale duhet të ndjehen kokëulur dhe të kërkojnë ndjesë sepse për shkak të interesave afatshkurtra elektorale i kanë dhënë një imazh negativ Shqipërisë, duke e bërë vendin e vetëm në Europë me legjislacion kushtetues dhe organik kundër dekriminalizimit.

Forca politike që drejton kryeministri Rama ka miratuar një paketë rregullash zgjedhore dhe etike, të cilat duhen jetësuar në praktikë. I njëjti mesazh vlen edhe për opozitën. Detyrimi për respektimin e parimeve kushtetuese, të ligjit 138/2015 dhe për vetë statutet e aktet e brendshme të partive nuk është çështje e negociueshme. Partitë nuk mund të jenë oaze për kriminelë dhe as burim promovimi i tyre. Parlamenti, qeverisja dhe administrata nuk mund të kenë në përbërjen e tyre individë që kanë kryer vepra të rënda penale që nga trafikimi i drogës, qenieve njerëzore, dhe deri tek vrasjet, siç ka ndodhur rëndom në 5 vitet e shkuara. Partitë financohen me taksat qytetare, janë e mirë publike dhe kanë përgjegjësi e detyrim të jenë transparente në funksionim e financim si dhe të marrin përgjegjësi nëse me sjelljen apo vendimet e tyre të gabuara i sjellin dëm demokracisë dhe vendit.

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 ISP ka nxitur vazhdimisht partitë politike të publikojnë CV e kandidatëve kohë përpara zgjedhjeve, të dërgojnë listën e kandidatëve me rekorde të paverifikuara në prokurori dhe të largojnë nga listat e tyre, stafet elektorale, koordinimi zonal dhe struktura partiake të gjithë individët e larguar nga procesi i dekriminalizimit, ata që janë në shkelje të ligjit 138/2015 si dhe ata që janë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Misioni ynë është vullnetar dhe qytetar, monitorim dhe presion pozitiv ndaj partive, përgjegjësi që do ta vijojmë ta përmbushim sot dhe në të ardhmen, falë mbështetjes publike, medias, shoqërisë civile dhe partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, të cilët duan që në Shqipëri të kemi demokraci funksionale, shtet të së drejtës, institucione me integritet dhe politikë / politikanë të pastër

Database mbi dekriminalizimin, partitë dhe zgjedhjet 2021

Home

ShareTweet

Të ngjashme

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025
Building election integrity and political party resilience

KSHH, ISP, QQ: Deklaratë paraprake mbi ecurinë e procesit zgjedhor 11 maj 2025

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri
LAJME NGA ISP

Broshurë informative mbi zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri

SPAK dhe zgjedhjet në Shqipëri – Standardet e integritetit nga partitë politike
BOTIME / STUDIME

SPAK dhe zgjedhjet në Shqipëri – Standardet e integritetit nga partitë politike

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE