• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP – RAPORT MBI SHËRBIMIN E PASTRIMIT DHE TË MIRËMBAJTJES SË RRUGËVE RURALE – 5 BASHKITË E QARKUT TIRANË

6 years ago

Me ndarjen e re territoriale bashkitë e reja mbulojnë midis të tjerash edhe dy shërbime të rëndësishme për qytetarët: shërbimin e pastrimit dhe shërbimin e mirëmbajtjes së rrugëve rurale. Projekti i Institutit të Studimeve, mbështetur nga Lëviz Albania: “Bashkitë e qarkut Tiranë: transparenca, qeverisja qytetare dhe llogaridhënia” kombinon dy shërbimet: shërbimin e pastrimit, si një funksion bazë tradicional të bashkisë dhe një funksion tjetër që Bashkia e mori nga reforma e re Administrativo territoriale pas zgjedhjeve te vitit 2015, siç është shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve rurale.

Në funksion të projektit, stafi i ISP hyri në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë dhe me institucionet e tjera që zotërojnë të dhëna financiare mbi buxhetet bashkiake. Gjithashtu stafi kontaktoi edhe këshilltarët lokalë në bashkitë e qarkut Tiranë. Të gjitha të dhënat e siguruara, krijuan një pamje të përgjithshme të gjendjes dhe të problematikave, por duke vënë theksin ne mungesën e një standardi të njëjtë vlerësimi e krahasimi midis bashkive.

ISP pati vështirësi të mëdha për të siguruar në rrugë zyrtare të dhënat mbi buxhetet dhe projektet e realizuara ose në projekt, për rrugët rurale dhe shërbimin e pastrimit, edhe për shkak se bashkitë, në tërësi, operojnë me vendimmarrje emergjence dhe në funksion të projekteve afatshkurtra, pa një sistem publik dhe transparent financimi dhe llogaridhënie. Po kështu bashkitë nuk u përgjigjen sa i përket disagregimit të së dhënave për zonën qendër dhe për ish komunat aktualisht njësitë administrative. Tjetër, problem shqetësues ishte perceptimi i bashkive për projektin si një instrument kontrolli buxhetor dhe për pasojë, të dhënat e tyre janë shoqëruar me shumë paqartësi dhe mangësi, të cilat kanë vështirësuar punën e ekspertëve në funksion të një analize të detajuar dhe krahasuese mes bashkive, kjo e shtrirë ndër vite.

Treguesit ligjorë lidhur me nevojën e konsultimit publik me buxhetin dhe pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjet lokale, përfshirë në problematikat e mirëmbajtjes së rrugëve dhe shërbimet e pastrimit, rezultuan (nga anketimet e kryera) të papërmbushura dhe me diferencë midis informacionit që ofrojnë bashkitë dhe informacionit që realisht posedojnë qytetarët.

Në materialin e mëposhtëm është analizuar gjendja aktuale e dy shërbimeve në pesë bashkitë e qarkut Tiranë, janë dhënë problematikat dhe detaje mbi shërbimet, praktikat e punës, vendimmarrjen, konceptet e transparencës dhe raportet midis detyrimit ligjor dhe gjendjes faktike të ofrimit të informacionit për qytetarët.

Të dhënat konkrete nga buxhetet lokale të pesë bashkive dëshmojnë se bashkitë Tiranë, Kavajë e Rrogozhinë i kanë rritur investimet në dy shërbimet në fokus, kurse bashkitë Vorë dhe Kamëz i kanë ulur ato.

Të gjitha bashkitë kanë shënuar në tërësi rritje të shpenzimeve në personel, ndërsa në bashki si Tirana e Kamza ka rënie të shpenzimeve për shpenzime operative. Në total shpenzimet për personel kanë rritje me dy herë, ato për investime janë rritur me tre herë, kurse shpenzimet operative janë rritur vetëm 10%.

NGA MONITORIMI DHE ANALIZA JONË, PËRFUNDIMISHT MUND TË THEMI SE:

Në tërësi bashkitë e qarkut Tiranë kanë pasur vështirësi në dhënien e informacionit profesional dhe transparent mbi kërkesat e projektit, kryesisht për shkak të mungesës së aftësisë së stafeve të tyre administrative për ta bërë këtë gjë por edhe për shkak të mungesës së praktikave të mëparshme pozitive referuese.

Informacioni për shërbimet në fjalë nuk është i disagreguar për zonën urbane dhe atë rurale, ndaj edhe mungon analiza shteruese për të matur sesa janë fondet në njësitë administrative në krahasim me qytetin. Pavarësisht kësaj, vëzhgimi ynë dhe të dhënat tona tregojnë se fondet për dy shërbimet, atë të pastrimit dhe atë të mirëmbajtjes së rrugëve janë rritur nga viti në vit.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat e bashkive për frymë janë rritur nga viti në vit.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga taksat e tarifat vendore gjithashtu janë rritur nga viti në vit në pesë bashkitë e qarkut Tiranë, informacion e tregues që jep një bazë të fortë në rritjen e financimeve për të zgjeruar shërbimin në zonat rurale të njësive administrative (ish komunat).

Shpenzimet për investime dhe për personelin janë rritur, gjë që ka cenuar rritjen e shpenzimeve për shërbime operative e mirëmbajtje.

Bashkitë nuk kanë tregues të qartë të matjes së performancës së tyre dhe kjo e bën të pamundur dhe deri diku evaziv debatin në këshillat vendorë

Vetë këshillat bashkiakë nuk kanë arritur të aplikojnë praktika të mira në monitorimin, llogaridhënien dhe kontrollin e nivelit të shërbimeve të tilla

Kuadri rregullator dhe standardet e njësuara mungojnë në gjithë bashkitë e qarkut Tiranë

Bashkitë e qarkut Tiranë nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit organik “Për vetëqeverisjen vendore (neni 54/k dhe neni 33/2).

 

RAPORTI I PLOTE MUND TE LEXOHET & SHKARKOHET KETU:

ISP – RAPORT MBI SHËRBIMIN E PASTRIMIT DHE TË MIRËMBAJTJES SË RRUGËVE RURALE – 5 BASHKITË E QARKUT TIRANË

ShareTweet

Të ngjashme

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore
ANALIZA

Zgjedhjet 2025: Raport mbi aktivitetet e raportuara dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Procesi i Berlinit dhe Shqipëria: raporti monitorues 2025 mbi reformat dhe progresin
LAJME NGA ISP

Procesi i Berlinit dhe Shqipëria: raporti monitorues 2025 mbi reformat dhe progresin

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral
ANALIZA

Mbi kufizimet në kandidimin për deputet / angazhimin elektoral

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE