Instituti i Studimeve Politike në bashkëpunim me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë zhvilluan sot leksionin e hapur me temë: “Reforma në Drejtësi” me studentë dhe pedagogë të drejtësisë dhe shkencave politike. Ky bashkëbisedim u realizua duke e konsideruar jetësimin integral të reformës në drejtësi si shërbim cilësor dhe me rëndësi për vetë shoqërinë, shtetin dhe qytetarët, nëpërmjet përfshirjes në mënyrë aktive, bashkëpunimit dhe sensibilizimit të akademikëve, medias e shoqërisë civile.
Ekspertët, Prof. Nevila Rama, Prof. Nevila Xhindi dhe Prof. Ervin Karamuço prezantuan problematikat kryesore të reformës dhe sfidave të saj në stadin aktual.
Gjatë takimit në Universitet, u diskutua roli i rëndësishëm i pjesëmarrjes publike në këtë proces dhe potenciali për ta shndërrua reformën në drejtësi në një mekanizëm suksesi për rritjen dhe zgjerimin e demokracisë përfaqësuese, të nivelit të shtetit të së drejtës dhe të forcimit të institucioneve.
Aktiviteti ishte në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët. Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim” mbështetur nga programi i ligjit, OSFA.