• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP: Mungesa e akteve nënligjore pamundëson zbatimin integral të ligjit mbi pakicat kombëtare

6 years ago

Problematikat që lidhet me pakicat kombëtare në Shqipëri janë gjithnjë pjesë e axhendës në monitorimin dhe raportet e institucioneve ndërkombëtare mbi Shqipërinë, përfshirë Progres Raportet e BE, raportet vjetore nga KE dhe Raportet vjetore mbi Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit. Kjo është një prej arsyeve që problematika të tilla kanë vëmendje dhe bëjnë pjesë në prioritetet vendimmarrëse të qeverive dhe institucioneve shqiptare. Në Raportin Vjetor 2018 “Shqipëria 2018, Raport për të drejtat e njeriut“ të DASH, theksohet me të drejtë se “në tetor 2017 qeveria miratoi një ligj të ri për pakicat por Kuvendi nuk miratoi ligjin dhe rregullat zbatuese[1]”. Instituti i Studimeve Politike (ISP) në kuadër të monitorimit të impaktit të mungesës së akteve nënligjore në Shqipëri, mbështetur nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, monitoroi të gjitha aktet e dala në zbatim të këtij ligji, si dhe zhvilloi intervista të fokusuara me përfaqësues të pakicave përfshirë dy deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga të dhënat e mbledhura nga ISP rezulton se 100% e akteve nënligjore të ligjit 96/2017 nuk janë miratuar në afatin e përcaktuar ligjor dhe më shumë se 1.5 vjet nga skadimi i afatit ligjor për nxjerrjen e akteve nënligjore ende nuk janë miratuar 46% të akteve nënligjore. Konkretisht, më 13.10.2017 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në RSH”, ligj që sic thuhej në relacionin e tij në Kuvend, përmbush një boshllëk ligjor, si dhe përbën bën një arritje të rëndësishme në procesin e integrimit dhe vendos një standard të lartë në trajtimin e pakicave kombëtare në Shqipëri. Në dispozitat e fundit të ligjit (neni 23) ngarkohej Këshilli i Ministrave që “brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4, pika 3; 7, pika 2; 11, pika 3; 12, pika 3; 13, pikat 3, 4 dhe 5; 15, pika 6; 18, pika 2; 20, pika 4, dhe 21, pika 3, të këtij ligji. 2″. Ligji u publikua në Fletoren Zyrtare më 9.11.2017 dhe hyri në fuqi më 24.11.2017. Pra, ligji detyronte qeverinë që të gjitha aktet nënligjore të miratoheshin 6 muaj nga hyrja në fuqi, konkretisht përpara datës 24 maj 2018.

Nga të dhënat rezultoi se asnjë prej 7 akteve nënligjore në përgjegjësi të Këshillit të Ministrave nuk kanë dalë brenda afatit ligjor që përcaktonte ligji 96/2017. Konkretisht, janë miratuar VKM nr.561, datë 29.9.2018 (neni 13(5) i ligjit), VKM nr.562, datë 29.9.2018 (neni 13(5) i ligjit), VKM. nr.726, datë 12.12.2018, VKM nr. 227, datë 17.4.2019, VKM nr. 286, datë 10.5.2019  (neni 20(4) i ligjit), VKM nr.462, datë 3.7.2019 (neni 11 (3) i ligjit), VKM nr.463, datë 3.7. 2019 (neni 12 (3) i ligjit). Pra, akti më i parë nënligjor është miratuar së paku 4 muaj pas detyrimit ligjor dhe akti i fundi i miratuar është së paku 14 muaj pas skadimit të afatit ligjor për Këshillin e Ministrave.

Ky nuk është vetëm problemi i vetëm i vonesës së akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. Ligji parashikon edhe 6 akte të tjera nënligjore që nuk janë miratuar ende 1.5 vjet pas skadimit të afatit ligjor për miratimin e tyre. Dy prej akteve nënligjore ende të pa miratuara janë hedhur në portalin e konsultimit publik në mars 2019 dhe në gusht 2019, ndërkohë që nuk janë miratuar ende. Ato janë detyrimi i nenit 4(3) të ligjit nr.96/2017, si dhe detyrimi nenit 21(3) i ligjit nr.96/2017 mbi kriteret për mbështetjen e nismave dhe projekteve lidhur me pakicat. Tri akte të tjera nënligjore që lidhen me kriteret për njësitë e vetëqeverisjes vendore për arsimin (neni 13.3), për mënyrën e përdorimit të gjuhës në njësitë vendore (neni 15.2.3.6) si dhe për kriteret e procedurat  për mbledhjen e të dhënave mbi identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare (neni 7.2 i ligjit nr.96/2017). Gjithashtu edhe detyrimi ligjor i nenit 23.2 për KQZ nuk është miratuar ende si akt zyrtar nga ky i fundit.

Cili është impakti i mungesës së akteve nënligjore? Në intervista me përfaqësues të pakicave kombëtare thuhet se “ligji u miratua me urgjencë, ndoshta për t’i treguar BE në kuadër të hapjes së negociatave se ne kemi një ligj të tille, por në fakt ligji ka shumë probleme, sidomos në mungesën e akteve nënligjore për zbatimin e tij”. Për shembull, VKM e majit 2019 përcaktoi procedurat për konkurrimin dhe zgjedhjen e drejtuesve dhe anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare, organ kryesor në funksion të jetësimit të ligjit, por praktika zgjedhore ende nuk është jetësuar madje asnjë prej detyrimeve të përcaktuara në kritere sipas këtij VKM nuk janë respektuar (publikimi në faqe interneti të thirrjes dhe afatet ligjore të kandidimit e selektimit). Përfaqësuesit e minoritetit grek citojnë si impakt negative për moszbatimin e ligjit edhe çështjen e rregullimit me akt nënligjor të përdorimit të gjuhës dhe simboleve, kuotat arsimore për zonat minoritare, emërimet e rrugëve, përdorimin e gjuhës në faqet zyrtare të njësive, lajmet në media në gjuhën e pakicave, sinjalistika në akset rrugore, etj. Të pyeturit deklarojnë se vetëm në lajmet e TVSH ka pasur reflektim gjithsesi minimal nga ligji duke dhënë lajme në gjuhën e minoriteteve,

Deputeti Ligoraq Karamelo i pyetur nga stafi i ISP për këtë problematikë thotë se “është një sukses miratimi i ligjit më 2017, por mungesa e akteve nënligjore e ka bërë këtë ligj të mbetet pa zbatim”. Të njëjtin vlerësim ndan edhe deputeti Vasil Sterjovski, përfaqësues i pakicës maqedonase në Shqipëri, sipas të cilit “ky ligj erdhi sepse ishte një nga kushtet e Shqipërisë për integrimin në BE, por ligji nuk po zbatohet në shumë elementë të tij”, gjë që ka impakt negativ jo vetëm ligjin dhe për pakicat kombëtare, por edhe për vetë standardet e demokracisë, mirëqeverisjes, si dhe interesat e Shqipërisë në procesin integrues.

Sipas vlerësimit të ekipit monitorues dhe të ekspertëve ligjorë të ISP, nxjerrja e akteve nënligjore është një detyrim ligjor që shoqërohet më përgjegjësi, por parlamenti shqiptar dhe vetë qeveria nuk kanë ende një mekanizëm funksional monitorimi dhe ndjekjeje të nxjerrjes së akteve nënligjore nga institucionet ekzekutive në zbatim të detyrimit të ligjit që kalon në parlament. Nga ana tjetër, nxjerrja e akteve nënligjore do të duhet të shoqërohet me dhjetëra akte të tjera administrative nga institucione qendrore dhe lokale në zbatim të tyre, pra procesi i jetësimit 100% të ligjit është shumë më i gjatë sesa thjesht procesi i shkrimit dhe miratimit të tij.

 

[1] https://al.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/140/2019-Albanian-HRR.pdf

ShareTweet

Të ngjashme

Sfidat dhe përgjegjësitë e Kuvendit dhe GJK ndaj vendimit V-35/25
DEKLARATA

Sfidat dhe përgjegjësitë e Kuvendit dhe GJK ndaj vendimit V-35/25

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One
ANALIZA

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor
ANALIZA

Integriteti dhe institucionet 2025: Raport monitorues mars-qershor

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE