• Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
Instituti i Studimeve Politike
No Result
View All Result

ISP apelon Prokurorinë e Posaçme për hetim serioz dhe urgjent për skandalin e të dhënave personale. Koha që zyrtarët përgjegjës të perballen me pasojat ligjore

4 years ago

Të dhënat personale të mbi 910 mijë qytetarëve po qarkullojnë prej ditësh në adresat personale të medias, politikës dhe qytetarëve. Aty përfshihen të dhënat mbi personin, telefonin, banimin, kartën e identitetit, vendin e punës, pikëpamjet politike dhe votën në zgjedhje. Të dhënat janë marrë nga sistemi shtetëror e-albania dhe janë përdorur për qëllime elektorale nga partia në pushtet, PS. Publikimi i tyre dhe sistemi i patronazhit që kanë krijuar përbën një nga skandalet më të mëdha dhe një shkelje të shumëfishtë të të drejtave të njeriut dhe të parimeve demokratike të mirëqeverisjes. Prokuroria po heton, por shanset për hetim serioz dhe shterues janë minimale, ndërkohë që ky sistem abuzues është marrë publikisht në mbrojtje nga kryeministri Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Deklarata e kryeministrit se “mos e harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. As mos e vini nëpër mend se ja fshinë mendimet tuaja ne ju njohim kush jeni dhe po vijmë pas jush dhe ju do ta shikoni sa mirë ju njohim. Edhe ju do habiteni, sepse kur votat të numërohen ju do ta kuptoni sepse ne juve ju kemi mundur, ju mundim dhe do t’ju mundim” nuk janë retorikë elektorale, por shantazh mbi qytetarët, mbi lirinë e votës dhe mbi standardet e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Një vend anëtar në NATO dhe kandidat për në BE nuk mund të pranojë shantazhe të tilla si standard dhe as të keqpërdorë në nivele kaq alarmuese burimet shtetërore dhe të drejtat qytetare.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) apelon Prokurorinë e Posaçme të vendosë ndalimin e përdorimit të mëtejshëm të database, si dhe të kërkojë masa penale për personat përgjegjës që kanë kaluar database shtetërore në database të një partie politike, si dhe të urdhërojë ndalimin e publikimit të të dhënave të tjera në media në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme duhet të deklarojë publikisht dhe zyrtarisht hetimin integral për të gjithë hierarkinë e këtij skandali.

ISP apelon KQZ-në, Komisionierin kundër Diskriminimit dhe Komisionerin për të Drejtën e informimit dhe të dhënat Personale të deklarojnë publikisht distancimin e qeverisë nga kjo praktikë abuzuese dhe të nisin hetimin administrativ sipas legjislacionit në fuqi. Një sistem klientelist dhe shantazhues  mbi qytetarët meriton reagimin dhe ndëshkimin më të ashpër ligjor.

ISP fton misionin e ODIHR dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të hetojnë më në detaje praktika të tilla abuzuese me standardet  e zgjedhjeve për t’i adresuar ato përmes raportimeve e rekomandimeve.

Nderkohe 12 organizata perfshire ISP, kane protestuar dy dite me pare per skandalin e perdorimit politik dhe publikimit te te dhenave personale, duke vleresuar se ruajtja e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë si numri personal i identifikimit, ditëlindja dhe vendlindja, banesa dhe numri celular përbëjnë shkelje të rëndë të privatësisë së qytetarëve dhe administrimi i tyre për qëllimë elektorale krijon një precedent të dëmshëm përdorimi të këtyre informacioneve për përfitim personal.

Reagimi i plote mund te lexohet ketu:

Reagim i OSHC mbi mbledhjen e të dhënave sensitive për qëllime elektorale

 

 

 

ShareTweet

Të ngjashme

Sfidat dhe përgjegjësitë e Kuvendit dhe GJK ndaj vendimit V-35/25
DEKLARATA

Sfidat dhe përgjegjësitë e Kuvendit dhe GJK ndaj vendimit V-35/25

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One
ANALIZA

Ecuria e Shqipërisë në zbatimin e reformave për Cluster One

Reels përmbledhës: tryeza mbi integritetin zgjedhor 2025
AKTIVITETE

Reels përmbledhës: tryeza mbi integritetin zgjedhor 2025

DEKRIMINALIZIMI
DEPUTETI IM
MUZEU I MEMORIES
HARTA E KUJTESËS
KRIMET ZGJEDHORE
Instituti i Studimeve Politike

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Navigo

  • HOME
  • MAIN OBJECTIVES
  • PUBLICATIONS
  • NEWS FROM ISP

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Home
  • Rreth Nesh
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI DREJTUES
    • TRANSPARENCA FINANCIARE
    • AKTET LIGJORE / RREGULLORET
  • PROJEKTET
    • PROJEKTE TË PËRFUNDUARA
    • PROJEKTE NË VIJIM
    • DONATORËT NË PROJEKTE
  • AKTIVITETE
    • KONFERENCA
    • REKOMANDIME
    • DEKLARATA
    • BASHKËPUNIME
    • PËRMBLEDHJE VJETORE
  • PUBLIKIME
    • BOTIME / STUDIME
    • RAPORTE MONITORIMI
  • MEDIA & THIRRJE
    • LAJME NGA ISP
    • THIRRJE / SHPALLJE
    • ARKIVI MEDIATIK
  • KONTAKTO

© 2022 INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE