Raportimet vjetore të institucioneve të pavarura në Kuvend ndjekin procedura të njëjta parlamentare, duke supozuar edhe metodologji dhe standarde të njëjta vlerësimi edhe nga deputetët.
Gjetjet nga monitorimi
Nga monitorimi i ISP-së rezulton se nga pesë institucione me mandate të tejkaluara kohore të titullarëve, vetëm në një rast, (KLGJ), komisioni përgjegjës e theksoi këtë fakt dhe vuri në diskutim bazën morale të drejtimit të institucionit tej mandatit të zgjedhur kohor. Deputetët nuk diskutuan mbi përgjegjësitë e vetë Kuvendit për vonesat në përmbushjen e funksionit zgjedhor.
Zgjidhja optimale?
Për të jetësuar një proces raportimi në Kuvend sa më transparent, llogaridhënës dhe me integritet, ISP rekomandon:
- Kur në raportim janë institucione me titullarë që vijojnë funksionin tej mandateve kohore, Kuvendi duhet ta përfshijë këtë problematikë në standardet e raportimit.
- Krahas sqarimeve nga institucioni, edhe Komisionet përgjegjëse parlamentare duhet të ofrojnë material informativ mbi përgjegjësitë e vetë Kuvendit.
- Problematika duhet të trajtohet me përgjegjësitë e dyfishta si në rezolutën e komisionit dhe në seancën plenare.
Ky factsheet bëhet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një Parlamenti më reagues”, i cili realizohet nga Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë. Informacioni dhe pikëpamjet e shprehura në këtë infografik janë ato të ISP-së dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionin zyrtar të WFD-së, financuesve të saj apo Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. As WFD dhe as ndonjë person që vepron në emër të saj, nuk mund të mbahet përgjegjës për përdorimin që mund t’i jetë bërë informacionit që ai përmban.