Standardi? Policia e Shtetit është institucioni kryesor në fushën e ruajtjen e sigurisë, me rol specifik në luftën ndaj krimit dhe shkeljeve ligjore. Ajo parashikohet të jetë institucion i pavarur, profesional dhe efektiv.
Problematika? Nga monitorimet gjatë 2024 një numër i lartë zyrtarësh kanë rezultuar të lidhur me krimin, të akuzuar për korrupsion, si dhe të përfshirë në akte politike. Ministri përgjegjës ka kryer deklarime publike thellësisht partiake.
Zgjidhja? Policia e Shtetit ka nevojë për reformim në koncept, për masa antikorrupsion dhe transparencë, për pavarësi dhe distancim nga çdo formë e përfshirjes politike, për qëndrueshmëri dhe sistem efektiv e të besueshëm karriere.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).