Standardi? Kur publikohen skandale që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe të mesëm, institucionet përgjegjëse nisin hetime dhe ato politike e kushtetuese distancohen nga personat përgjegjës duke dëshmuar vullnet për integritet dhe dekriminalizim.
Problematika? Skandale publike nga dosjet e Elbasanit dhe Durrësit nxorën në pah fakte se si drejtues të lartë, qendrorë dhe lokalë, në politikë, gjyqësor, universitet dhe administratë, janë përfshirë në akte kriminale. SPAK procedoi, por institucionet përgjegjëse heshtën.
Zgjidhja? Institucionet përgjegjëse, përfshirë KLGJ, KLP, Kuvendi, DAP, Policia e Shtetit, Konferenca e Rektorëve, MAS, etj, duhet të zbatojnë legjislacionin për përgjegjësitë e tyre në raste të tilla, duke hetuar dhe reaguar ndaj praktikës/përgjegjësisë për secilin rast.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).