Standardi? Legjislacioni mbi nëpunësit civilë, Kodi i Punës dhe legjislacioni zgjedhor rregullojnë raportet dhe kufizimet për aktivitet politik apo përfshirje elektorale të zyrtarëve në administratë dhe në entet publike.
Problematika? Nga të dhënat e ISP një numër i madh zyrtarësh, sidomos nga entet publike, bashkitë dhe fusha e shërbimeve, marrin pjesë aktive në aktivitete elektorale dhe shfaqin e promovojnë publikisht bindjet e tyre politike.
Zgjidhja? Përmes akteve nënligjore KQZ, DAP dhe institucionet e tjera rast pas rasti, duhet të përcaktojnë norma, rregulla dhe masa disiplinore ligjore për rastet e angazhimit politik të nëpunësve dhe zyrtarëve, si dhe rastet e papajtueshmërisë me funksionin që mbajnë.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).