Standardi? Kushtetuta e RSH ose ligjet organike kanë përcaktuar kornizën ligjore lidhur me mandatet e organeve të reja të drejtësisë, përfshirë mandatet e anëtarëve në GJK, në organet e vetingut, etj. Zyrtarët e zgjedhur janë betuar të përmbushin me integritet mandatin.
Problematika? Kryetarja e GJK, anëtarë të trupës së vetingut, si dhe të KLP-së apo KLGJ-së, etj, kanë interpretuar ndryshe përfundimin e mandatit kushtetues ose kanë propozuar forma të ndryshme të shtyrjes së mandatit ose emërimit në pozita të reja drejtuese.
Zgjidhja? Zgjedhja në institucionet e sistemit është nder, përgjegjësi, sfidë për integritet e profesionalizëm. Bilanci dhe merita përcakton suksesin ose dështimin. Kuvendi dhe organet përgjegjëse duhet të frenojnë praktikat e privilegjeve në mandate duke ndryshuar ligjet.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).