RAPORT MBI MONITORIMIN E KUVENDIT: JANAR-KORRIK 2017

  • February 2, 2018
  • 21 Views
RAPORT MBI MONITORIMIN E KUVENDIT: JANAR-KORRIK 2017

Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e fondacionit gjerman Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) realizoi në periudhën janar – qershor 2017 monitorimin e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. ISP ka kryer edhe gjatë vitit 2016 monitorimin e aktivitetit të deputetëve (angazhimet në seancat plenare dhe në komisionet parlamentare), por projekti i mbështetur nga FES është më i plotë, përfshin institucionin, aktivitetet dhe bilancin parlamentar.

Monitorimi bazohet në dy elementë thelbësorë: sa përfaqësues është parlamenti në raport me qytetarët zgjedhës, dhe nivelin e zbatimit të legjislacionit që rregullon punën e Kuvendit, deputetëve, të drejtat dhe detyrimet e tyre. Monitorimi është aktiv, përfshin punën në seanca plenare dhe në komisione, aktivitetin publik parlamentar, zhvillimet më të rëndësishme politike që lidhen me parlamentin, si dhe tregues krahasimor mbi bilancin e punës së tij gjatë 2017 dhe viteve të mëparshme. Pjesë e monitorimit janë edhe praktikat e punës së Kuvendit, zbatimi i Statutit të Deputetit dhe Rregullores së Kuvendit, zbatimi i parimeve të transparencës publike, etj.

RAPORTI I PLOTË MUND TË SHKARKOHET / LEXOHET MË POSHTË:

PARLAMENTI DHE PERFAQESIMI POLITIK 2017