Emërtimi: Harmonia dhe vlerat ndërfetare: Nisma #SEBASHKU
Dedikuar: Parandalimit të ekstremizmit fetar tek të rinjtë
Periudha e realizimit: Dhjetor 2015
Financuesi: IDM, Ambasada Amerikane
Vendi: Bulqizë
Përshkrimi: Në kuadër të nismës “Bashkëjetesa jam unë”, Instituti i Studimeve Politike në partneritet me IDM organizoi në Gjimnazin Bulqizë ekspozitën me 20 piktura të të rinjve dedikuar angazhimit dhe reflektimit të tyre mbi shembujt dhe vlerat e bashkëjetesës fetare.
Impakti: Ekspozita solli përjetime, shembuj ilustrues dhe sugjerime të vlefshme mbi praktikat më të mira të bashkëjetesës fetare, parë ato nga këndvështrimi rinor.